Spitali “Pirogov” është një nga institucionet mjekësore ku imunizimi kundër Covid-19 do të fillojë më 27 dhjetor, tha para bTV drejtori i tij Prof. Asen Balltov. “Pirogov” tashmë ka një frigorifer që ruan një temperaturë nga -70 gradë, e cila është e nevojshme për vaksinat e para të pritshme. Do të hapet gjithashtu një kabinet 24-orësh për njerëzit me reaksione të mundshme alergjike pas vaksinimit.
Numri i rasteve të reja të koronavirusit dhe vdekshmërisë në vendin tonë nuk po ulet me ritmin e pritur pas vendosjes së masave të reja antiepidemike, sepse ekziston një sëmundshmëri e fshehur, shpjegoi Prof. Balltov. Ai shtoi se shumë njerëz të infektuar preferojnë të mos testohen, kështu që ata nuk bien në karantinë me të afërmit e tyre.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..