Që nga 21 dhjetori deri më 3 janar 2021 është ndaluar hyrja në Bullgari e të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut përmes të gjitha pikave të kalimit kufitar, me të gjitha llojet e transportit, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë .
Masa u vendos për shkak të një shtami të ri të Covid-19 për të cilin ka të dhëna se po përhapet në territorin e Britanisë së Madhe.
Ndalesa nuk u përket shtetasve bullgarë dhe personave me statusin e qëndrimit të përhershëm, ose afatgjatë në territorin e Bullgarisë, si dhe anëtarëve te familjeve të tyre. Pas hyrjes së tyre në vend ata duhet të vendosen në një karantinë 10 ditore. Në karantinë janë edhe të mbërriturit nga Britania e Madhe (kryesish shtetas bullgarë) me tri fluturimet e fundit nga Britania e Madhe.
Vendimi për aplikimin e kufizimeve u mor në një takim të jashtëzakonshëm tek Kryeministri Bojko Borisov, me pjesëmarrjen e Ministres së Jashtme Ekaterina Zaharieva, Ministrit të Transportit Rosen Zheljazkov dhe Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov.
Para programit “Horizont” të BNR-së korrespodenti ynë në Londër Veselin Paunov tha se shumica e bullgarëve kanë arritur të largohen nga Ishulli para se të hyjnë në fuqi kufizimet e reja, por pritet që ata të kenë probleme pas mbërritjes së tyre në vend pas festave.Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..