Që nga 21 dhjetori deri më 3 janar 2021 është ndaluar hyrja në Bullgari e të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut përmes të gjitha pikave të kalimit kufitar, me të gjitha llojet e transportit, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë .
Masa u vendos për shkak të një shtami të ri të Covid-19 për të cilin ka të dhëna se po përhapet në territorin e Britanisë së Madhe.
Ndalesa nuk u përket shtetasve bullgarë dhe personave me statusin e qëndrimit të përhershëm, ose afatgjatë në territorin e Bullgarisë, si dhe anëtarëve te familjeve të tyre. Pas hyrjes së tyre në vend ata duhet të vendosen në një karantinë 10 ditore. Në karantinë janë edhe të mbërriturit nga Britania e Madhe (kryesish shtetas bullgarë) me tri fluturimet e fundit nga Britania e Madhe.
Vendimi për aplikimin e kufizimeve u mor në një takim të jashtëzakonshëm tek Kryeministri Bojko Borisov, me pjesëmarrjen e Ministres së Jashtme Ekaterina Zaharieva, Ministrit të Transportit Rosen Zheljazkov dhe Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov.
Para programit “Horizont” të BNR-së korrespodenti ynë në Londër Veselin Paunov tha se shumica e bullgarëve kanë arritur të largohen nga Ishulli para se të hyjnë në fuqi kufizimet e reja, por pritet që ata të kenë probleme pas mbërritjes së tyre në vend pas festave.Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..
GERB nuk falsifikon kurrë gjërat, vrima në buxhet është qartë çfarë i detyrohet. Le të përulemi pak dhe të mos përpiqemi t'ua kalojmë përgjegjësinë njerëzve të tjerë. Me këto fjalë ministrja e financave Temenuzhka Petkova iu drejtua deputetëve të..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..
Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha..