Që nga 21 dhjetori deri më 3 janar 2021 është ndaluar hyrja në Bullgari e të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut përmes të gjitha pikave të kalimit kufitar, me të gjitha llojet e transportit, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë .
Masa u vendos për shkak të një shtami të ri të Covid-19 për të cilin ka të dhëna se po përhapet në territorin e Britanisë së Madhe.
Ndalesa nuk u përket shtetasve bullgarë dhe personave me statusin e qëndrimit të përhershëm, ose afatgjatë në territorin e Bullgarisë, si dhe anëtarëve te familjeve të tyre. Pas hyrjes së tyre në vend ata duhet të vendosen në një karantinë 10 ditore. Në karantinë janë edhe të mbërriturit nga Britania e Madhe (kryesish shtetas bullgarë) me tri fluturimet e fundit nga Britania e Madhe.
Vendimi për aplikimin e kufizimeve u mor në një takim të jashtëzakonshëm tek Kryeministri Bojko Borisov, me pjesëmarrjen e Ministres së Jashtme Ekaterina Zaharieva, Ministrit të Transportit Rosen Zheljazkov dhe Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov.
Para programit “Horizont” të BNR-së korrespodenti ynë në Londër Veselin Paunov tha se shumica e bullgarëve kanë arritur të largohen nga Ishulli para se të hyjnë në fuqi kufizimet e reja, por pritet që ata të kenë probleme pas mbërritjes së tyre në vend pas festave.Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..