Me Vitin e Ri në Vjenë do të hapë dyer dhe biblioteka e parë me libra bullgarë për fëmijët. Kështu, në botën imagjinare të klasikëve vendas, fëmijët do të përjetojnë histori përrallore nga tokat tona, kurse përmes shprehjes letrare papritmas do të pasurojnë dijet e veta në gjuhën e nënës.
250 vëllime, të dhuruara nga bashkatdhetarët tanë në Austri dhe në Bullgari, do të presin gjatë muajit janar fëmijët deri në moshën 14 vjeçe në bibliotekë. Përpara se të vijnë që të marrin libër, lexuesit e vegjël do të mund ta zgjedhin në bibliotekën virtuale të krijuar posaçërisht. Elin Pelin, Ran Bosilek, Angjell Karalijçev, Jordan Radiçkov janë vetëm disa nga autorët, të cilët do t’u tregojnë dhe do tu zbulojnë pasurinë dhe sekretet e gjuhën bullgare.
“Shumë nga familjet, të cilat jetojnë në Vjenë, do të donin që fëmijët e tyre të flasin gjuhën bullgare- tregon Evdokia Cvetiçova, një nga krijueset e bibliotekës. Del se shkollat e ditës së diel të pakta në numër nuk mundin të plotësojnë deficitet gjuhësore. Prandaj dhe me Petja Rajs vendosëm të krijojmë bibliotekë në godinën, ku gjendet kopshti i saj për fëmijët.Prindërit e pritën idenë tonë në mënyrë jashtëzakonisht të përzemërt dhe të ngrohtë dhe filluan të punojnë me ne”.
Sipas të dhënave zyrtare të bashkisë së Vjenës në qytet jetojnë 20 700 bullgarë. Bashkatdhetarët tanë supozojnë se numri i tyre është shumë më i madh, kurse fëmijët arrijnë deri rreth 4 mijë. Pjesa më e madhe e vogëlushëve shkojnë në shkollat e ditës së diel dhe e flasin gjuhën e vet të nënës, por ka dhe të tillë, të cilët e flasin vështirë bullgarishten dhe nuk mund të lexojnë. Prandaj krijuesit e bibliotekës parashikojnë të themelojnë një kopsht, i cili të vizitohet nga fëmijët njëherë në javë.
“Ideja është që kjo të mos të jetë vetëm bibliotekë, por dhe një qendër, në të cilën fëmijët në një mënyre interesante - më tepër përmes lojërave, të mund të kenë një prani deri tek kultura bullgare, gjuha dhe arti- vazhdon Evdokia Cvetiçova. Aktualisht bullgarët e vegjël nuk disponojnë një qendër të vet, në të cilën të takohen dhe të njihen midis tyre. Në Vjenë ka organizata, të cilat merren shumë aktivisht me kulturë, kinema, ata ftojnë shkrimtarë. Ne do të lidhemi me ta dhe do të punojmë bashkë, aq më tepër që kjo nuk është iniciativë e ndërmarrë vetëm prej një organizate, por është e hapur për të gjithë.”
Një nga detyrat e ardhshme përpara themeluesve të bibliotekës është të vendosin një kontakt me shtëpitë botuese bullgare, që të mund të pasurojnë fondin letrar. Kurse në një plan më të largët parashikojnë një bashkëpunim me shkollat e ditës së diel, takime me shkrimtarë, premiera letrare.
Për shkak të masave më të rrepta kundra shpërndarjes së koronavirusit në vend disa nga idetë mund të nevojitet që të presin. “Kjo është një iniciativë afatgjatë”, nënvizoi Evdokia Cvetiçova. Sepse“kultura bullgare dhe gjuha bullgare duhet të jetojnë kudo, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Austrinë, Amerikën apo Australinë”. Përkatësia bullgare duhet të mbetet, sepse i përket secilit prej nesh, shtoi ajo.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga..
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga..
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis..