Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Euronews: Turistët në Bullgari kanë shans të bëjnë ski

Foto: BGNES - arkiv

Në dallim të Francës, ku këtë Krishtlindje vendpushimet e skive janë të mbyllura, në Bullgari bora dhe skiatorët takohen në vendpushimin dimëror Bansko, një nga destinacionet më të mëdha turistike në vend, transmetoi Euronews në një reportazh të vet, cituar nga faqja e internetit bgtourism.bg. Thuhet se për shkak të situatës me Covid-19 rregullat janë të rrepta: distancë sociale, maska të detyrueshme në ambientet e mbyllura, restorantet shërbejnë ushqim vetëm deri në orën 22:00. Teleferikët dezinfektohen tre herë në ditë.

Në reportazh shënohet gjithashtu se këtë stinë turizmi bullgar shpreson kryesisht tek turizmi i brendshëm dhe turistët nga vendet fqinje, që të përballojë humbjet për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendet historike për t'u vizituar në Festën Kombëtare të Bullgarisë

Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..

botuar më 24-03-02 11.35.PD

Varna dhe vendpushimet përreth janë gati të arrijnë rekordet e vitit para pandemisë 2019

Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..

botuar më 24-02-29 7.25.PD

Ishulli Shën Anastasia tashmë pret turistët në një kishëz nënujore

Atraksioni më i ri në rajonin e qytetit tonë të Detit të Zi Burgas është një kishëz nënujore pranë ishullit Shën Anastasia. Kishëza u zhyt në janar dhe ndodhet në një thellësi prej rreth 15 metrash, raportoi euronewsbulgaria. Ajo është rreth 3..

botuar më 24-02-28 6.25.PD