Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza e Covid-19 i detyroi sindikatat dhe punëdhënësit të kërkojnë një ndihmë afatgjatë nga shteti

Foto: BGNES

Që nga fillimi i pandemisë dhe bllokimi botëror, me fjalë të tjera nga marsi i këtij viti, tensioni rreth ruajtjes së jetës njerëzore dhe të shëndetit, i solli dëme të papara ekonomisë. Ato prekën në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë  pothuajse çdo një njeri në shtet. Pjesa më e madhe e punonjësve mbetën nëpër shtëpitë e tyre, kurse “ekonomia e pandemisë” i privoi nga mundësia të jenë aktivë edhe si konsumatorë.

Në këtë botë të ndryshuar biznesi dhe punonjësit, më në veçanti në sektorët si turizmi, kultura, dëfrimet, transporti  dhe degët e lidhura duruan tronditje të mëdha. Vija e parë shpëtuese, të cilën e dha shteti ishte masa 60/40. Përmes saj  u sigurua pjesa më e madhe e rrogës së punonjësve me para buxhetore. Ndihma tjetër u ishte drejtuar personalisht punonjësve, të prekur nga e ashtuquajtura  “papunësi teknike”/ për shkak të ndalimit të detyrueshëm të procesit të punës/. Në sajë të kësaj ndihme kompensohet me 24 leva/12 euro/ në ditë një punonjës me veprimtari të kufizuar përkohësisht me urdhër të një organi shtetëror. Sipas llogaritjeve të qeverisë gjatë aplikimit të masës, kjo ndihmë është për pothuajse 32 500 veta dhe për këtë qëllim u siguruan 50 milionë leva. Nga 1 janari 2021 parashikohet në rast një qëndrimi të detyruar deri më 60 ditë, në vend të 12 eurove të deritanishme, shteti të paguajë 75% prej  të ardhurave të sigurimit të punëmarrësit. Masa 60/40 do të zgjatet deri në fund të muajit janar.

Sipas liderit të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë Pllamen Dimitrov masa 60/40 është efektive. Ai e quajti “Buxhetin 2021” jo parazgjedhor, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare gjatë pranverës, por buxhetin e parë, i cili është “në dobi të njerëzve”.

“Buxheti është më i madhi për shpenzime, të cilin e ka pasur Bullgaria gjatë 30 vjetëve të fundit e këtej. Këto janë 52 miliardë leva ose 42% nga Produkti i Brendshëm Bruto, por duhet madje të harxhohet edhe më shumë. Kur konsumi është në kolaps dhe kemi probleme me papunësinë, me humbjen e vendeve të punës dhe një ngecje në të ardhurat e familjeve dhe të kompanive - faktori i vetëm, i cili ndikon në nivelin makro, janë shpenzimet qeveritare” - shënoi përpara kohe Pllamen  Dimitrov. Ai rikujtoi se posaçërisht për Covid-masat sociale këto shpenzime janë pak mbi 2% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Ato janë rreth 3 miliardë e 50 milionë leva. “Mendoj se këto mjete duhet të jenë dyfish më shumë, sepse nuk ka alternativë, e cila të vërë në lëvizje ekonominë, përveç buxhetit shtetëror” - deklaroi përpara mediave lideri i sindikatës.

Pak më i ndryshëm është mendimi i Vanja Grigorovës - këshilltare ekonomike në sindikatën tjetër të madhe në Bullgari - Konfederata e Punës “Podkrepa”. Në një intervistë për Radio Bullgarinë  ajo shprehu kritikë ndaj masave të ndërmarra deri tani nga shteti. Sipas fjalëve të saj ato nuk janë të qëllimshme dhe rrjedhimisht nuk kanë asnjë rezultat konkret deri tani:

“Kjo e cila ngjau gjatë vitit të kaluar është se shumë njerëz kuptuan se po të mos paguajnë sigurime nuk ka se si të marrin çfarëdo qoftë ndihmë nga shteti. U pa po kështu se qeveria u dha mjete  sektorëve jo me prioritet, sipas meje. Kështu në një mënyrë jo efektive shpenzohen paratë nga taksat tona. Trazirat e këtij viti patjetër që nuk ishin sociale. Mjerisht nuk do të ketë të tilla dhe gjatë vitit të ardhshëm. Tek ne të ardhurat nuk janë në vend të parë, nuk janë një motiv drejtues i aktivitetit të qytetarëve. Sipas Vanja Grigorovës “marrim nga ata të cilët nuk kanë, që t’u japim atyre, të cilët kanë, që të mund të kenë edhe më shumë”. Prandaj sindikata këmbëngul që gjatë vitit të ardhshëm të aplikohen masa, të cilat të garantojnë  deri në një nivel të caktuar të ardhurat e punonjësve, të cilët nuk mund të jenë në punë.

“Ky është mekanizmi standard, i cili u aplikua në Bashkimin Evropian - ripohon Vanja Grigorova. Duhet të ndihmohen njerëzit me të meta, prindërit me fëmijë të vegjël, të cilët nuk mund të shkojnë në kopsht ose në shkollë. Sistemi i padrejtë i taksave, në të cilin  nuk kemi një minimum të tatimit duhet të rregullohet urgjentisht. Përveç kësaj , prej shumë kohe nevojitet të bëjmë bilancin si shtet se cilët janë sektorët me prioritet për ne në industri, të cilat të jenë motori i ekonomisë bullgare.  Nga Konfederata e Punës “Podkrepa” këmbëngulin për një diferencim të kompensimeve për punonjësit të cilët nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të situatës së jashtëzakonshme, e pikërisht 100% për rrogat deri më 800 leva (rreth 400 euro), 80% për këta deri më 1500 leva (rreth 750 euro) dhe 60% për ato më larta deri më 2600 (rreth 1300 euro) leva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD