Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Realiteti virtual ose cili është çmimi i progresit

Foto: EPA/BGNES

Gjatë vitit 2020 pandemia me Covid-19 i dha një shtytje të paparashikuar digjitalizimit dhe mediave sociale në jetën tonë. Qindra mijë bullgarë  mbetën në shtëpi dhe e transferuan të gjithë veprimtarinë e vet online. Lidhje në video, realitet virtual, mjekësi televizive e të tjera, prej kohe nuk janë më një fantazi shkencore. Por, ky është vetëm fillimi. Çfarë na pret?


Të mençurit bëhen më të mençur, kurse budallenjtë - budallenj edhe më të mëdhenj.

Ivajllo Diçev, profesor i antropologjisë kulturore në Universitetin e Sofjes, mendon se revolucioni digjital patjetër çon deri në fragmentimin e shoqërisë moderne. Përmes mediave sociale çdo një është mbyllur në një balon të filtruar, në të ashtuquajturën dhomë ekologjike, në të cilën dëgjon vetëm zërin e vet.

“Hapësira publike fragmentohet në këto rrjete, ku në praktikë ne zgjedhim partnerët dhe bashkëbiseduesit tanë sipas kësaj nëse u përgjigjen paragjykimeve tona dhe kërkojmë ripohimin e paragjykimeve tona. Kështu të mençurit bëhen edhe më të mençur kurse budallenjtë-budallenj edhe më të mëdhenj”, thotë profesori Diçev dhe shton:

“Paradoksi bazë është se, këto rrjete duken publike, i përngjajnë sheshit, ku secili mund të dalë dhe të flasë. Por, nga ana tjetër, ato janë pronë private të kompanive të caktuara, si Facebook ose Google, interesi i të cilave nuk është i lidhur me vlera morale, por të na detyrojë të klikojmë dhe të konsumojmë.  Dhe sa më shumë fyerje të dhunshme, lajme të rreme dhe thashë e thamë postojmë, kaq më shumë njerëz do të reagojnë . Kjo çon deri në ndarje, deri në një tension”.  

Gjuha e urrejtjes, lajmet e falsifikuara, teoritë konspirative

Efekti është shpërndarja gjithnjë e më e gjerë e gjuhës së urrejtjes, të lajmeve të falsifikuara dhe të teorive konspirative. Rreth koronavirusit ato triumfojnë në hapësirën digjitale. “Algoritmet e rrjeteve sociale janë të fshehura, ato nuk na janë shpjeguar. Ne nuk e dimë sesi dhe përse motori i kërkimit indekson një element ose ndonjë tjetër. Për shembull Google fsheh mënyrën, në bazë të së cilës i rendit hitet si një sekret të firmës” - thotë profesori Diçev.

Këto algoritme vihen në lëvizje përmes intelektit artificial, kurse ai zhvendosi shumë profesione, përfshi dhe në fushën e kulturës  dhe të artit. Do të forcohet ndjenja e njerëzve të shumtë se janë të tepërt, të panevojshëm, se shoqëria i nxjerr jashtë - proces me pasoja të paditura, mendon profesori. Sipas tij intelekti artificial do të thellojë pabarazitë midis njerëzve.

Thellim i pabarazive dhe midis shteteve të veçanta

Ne përfytyrojmë se këtu në Bullgari, intelekti artificial do të vijë dhe do të zhvillohet, por ka shumë të ngjarë që vendi ynë do të mbetet larg këtyre proceseve dhe ne do të bëhemi edhe më të varfër, do të zhytemi edhe më në këtë botë globale, sepse nuk kemi vullnetin ta zhvillojmë” - thotë profesori Diçev.

Robotë të cilët kompozojnë, shkruajnë libra, pikturojnë në vendin tonë. Të cilët modelojnë pikëpamjet, misionet dhe madje ... dhe emocionet tona.

A është kjo e ardhmja e cila na pret?

“Tema bazë për mua është se çfarë do të bëjë njeriu. Gjithnjë e më shpesh ka vepra artistike mbi bazën e intelektit artificial, për shembull piktura. Nganjëherë është e vështirë t’i dalloni nga veprat e një piktori të gjallë. Dhe ne e pyesim veten, cili do të jetë fillimi krijues, a nuk do të zhduket vallë arti si një i tillë? Ajo, të cilën mund ta themi është se, akti krijues gjithnjë e më shumë  do të zhvendoset nga vetë vepra e artit ndaj programit, me të cilin është krijuar. Mbase kjo do të jetë e ardhmja e artit. Do ta bëjnë njerëzit, të cilët kanë jo vetëm dije estetike, por dhe shumë mjeshtëri teknike” - thotë si përfundim profesori Ivajllo Diçev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, EPA/BGNES, Pixabay

Më shumë nga rubrika

Panairi i Librit në Frankfurt

Një platformë arsimore bullgare u dallua në Panairin e Librit në Frankfurt

Me vendosjen e masave të reja kundër Covid-19 në vendin tonë, sistemi arsimor bullgar po përballet sërish me sfidat e pandemisë. Dhe në sfondin e pakënaqësisë së pamëshirshme të prindërve për mësimin në distancë të nxënësve në shumë vendbanime në..

botuar më 21-10-27 11.34.PD
Akademia Bullgare e Shkencave

Akademia Bullgare e Shkencave zgjodhi katër akademikë të rinj

Në mbledhjen e akademikëve u zgjodhën katër akademikë të rinj të Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN). Në mesin e tyre është edhe Ministri në detyrë i Arsimit, Akad. Nikollaj Denkov . Ai lindi në vitin 1962 dhe është një kimist me famë botërore...

botuar më 21-10-26 10.59.PD

Askund nuk mund të ndihesh aq mirë sa në shtëpi, në Bullgari

Më shumë se 360 000 bashkatdhetarë tanë jetojnë në Gjermani. Edhe pse i përafërt, ky numër tregon qartë se Gjermania është një nga vendet më të preferuara që strehon bullgarët dhe u jep atyre mundësinë për të filluar një jetë të re. Sigurisht,..

botuar më 21-10-26 7.15.PD