“Ai mbase ishte miku më i besuar të cilin ka pasur populli bullgar – në këtë mënyrë gazeta e autoritetshme britanike “The Times” përshkruan korrespondentin e vet shumëvjeçar në Gadishullin Ballkanik James Bourchier. Pasi ka jetuar në Bullgari një çerek shekull, Bourchier kthehet në një nga mbrojtësit më të autoritetshëm të kauzës bullgare, kurse dashuria e tij ndaj vendit tonë buron dhe depërton përmes reportazheve të tij të shumta.
Ai ka lindur më 18 dhjetor 1850 në qarkun e qytetit Limerick - Irlandë. Ka qenë shumë i arsimuar për kohën e vet në fushën e shkencave humanitare. Fillon të japë mësim në Ethan, por njëkohësisht me këtë shkruan dhe një sërë materialesh, me të cilat e tërheq vëmendjen e gazetës britanike me më shumë ndikim “The Times”. Për një kohë të shkurtër fiton një popullaritet të madh dhe besimin e gazetës, e cila e ngarkon me një detyrë të vështirë dhe përgjegjëse – të bëhet korrespondent për Evropën Juglindore. Kështu duke shëtitur nëpër gadishull, ai bëhen një ekspert i madh i politikës ballkanike.
James Bourchierzgjedh për të jetuar dhe për të punuar në Bullgarinë pas Çlirimit dhe mbetet në Sofje në periudhën 1892-1915. Shumë shpejt irlandezi është i pushtuar nga shteti ballkanik - ai lidh miqësi, pasionohet pas folklorit bullgar, mban veshje popullore bullgare, pi raki, ha qepë dhe madje fle i mbuluar me jamurlluk /gunë/.
Sidoqoftë, artikujt e gazetarit janë prova më e fortë e qëndrimit të tij ndaj vendit tonë dhe njohurive të tij për situatën në regjion. Ato janë një mundësi që publiku anglez të njihet në detaje me ngjarjet.
Në punën e gazetarit vihet re një synim i vazhdueshëm drejt objektivitetit.Sipas historianëve kjo duket mirë në disa artikuj jo dhe shumë të këndshëm për vendin tonë. Korrespondenti i gazetës “The Times” largohet nga Bullgaria me hyrjen e vendit tonë në Luftën e Parë Botërore gjatë vitit 1915, por më vonë shkruan disa artikuj, në të cilët dënon klauzolat e Traktatit Paqësor të Neuilly-sur-Seine, duke i përcaktuar si “shumë të ashpra”.
Pas vdekjes së tij gjatë vitit 1920 James Bourchier është i varrosur tek ne, në afërsi me Manastirin e Rillës.
Gazetari irlandez e dashuron Bullgarinë, por dhe ajo e do atë. Në ditët tona, në godinën përballë ish Pallatit Mbretëror në Sofje, në të cilin ka jetuar James Bourchier, ka një pllakë-monument të ndërtuar për nder të tij. Në një nga kopshtet e kryeqytetit ngrihet dhe busti i tij - monument, kurse në malin Rilla ka dhe një majë malore, e cila mban emrin e tij . Në këtë mënyrë Bullgaria shpreh mirënjohjen e vet ndaj një njeriu të huaj, i cili e ka dashur shumë vendin tonë dhe i cili ka marrë guximin ta mbrojë në një nga kohërat më të vështira për të, rikujton agjencia BGNES.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..
Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..
Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..