Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

James Bourchier – miku irlandez i Bullgarisë

Foto: BGNES

“Ai mbase ishte miku më i besuar të cilin ka pasur populli bullgar – në këtë mënyrë gazeta e autoritetshme britanike “The Times” përshkruan korrespondentin e vet shumëvjeçar në Gadishullin Ballkanik James Bourchier. Pasi ka jetuar në Bullgari një çerek shekull, Bourchier kthehet në një nga mbrojtësit më të autoritetshëm të kauzës bullgare, kurse dashuria e tij ndaj vendit tonë buron dhe depërton përmes reportazheve të tij të  shumta.

Ai ka lindur më 18 dhjetor 1850 në qarkun e qytetit Limerick - Irlandë. Ka qenë shumë i arsimuar për kohën e vet në fushën e shkencave humanitare. Fillon të japë mësim në Ethan, por njëkohësisht me këtë shkruan dhe një sërë materialesh, me të cilat e tërheq vëmendjen e gazetës britanike me më shumë ndikim “The Times”. Për një kohë të shkurtër fiton një popullaritet të madh dhe besimin e gazetës, e cila e ngarkon me një detyrë të vështirë dhe përgjegjëse – të bëhet korrespondent për Evropën Juglindore. Kështu duke shëtitur nëpër gadishull, ai bëhen një ekspert i madh i politikës ballkanike.

James Bourchierzgjedh për të jetuar dhe për të punuar në Bullgarinë pas Çlirimit dhe mbetet në Sofje në periudhën 1892-1915. Shumë shpejt irlandezi është i pushtuar nga shteti ballkanik - ai lidh miqësi, pasionohet pas folklorit bullgar, mban veshje popullore bullgare, pi raki, ha qepë dhe madje fle i mbuluar me jamurlluk /gunë/.  

Sidoqoftë, artikujt e gazetarit janë prova më e fortë e qëndrimit të tij ndaj vendit tonë dhe njohurive të tij për situatën në regjion. Ato janë një mundësi  që publiku anglez të njihet në detaje me ngjarjet.

Në punën e gazetarit vihet re një synim i vazhdueshëm drejt objektivitetit.Sipas historianëve kjo duket mirë në disa artikuj jo dhe shumë të këndshëm për vendin tonë. Korrespondenti i gazetës “The Times” largohet nga Bullgaria me hyrjen e vendit tonë në Luftën e Parë Botërore gjatë vitit 1915, por më vonë shkruan disa artikuj, në të cilët dënon klauzolat e Traktatit Paqësor të Neuilly-sur-Seine, duke i përcaktuar si “shumë të ashpra”.


Pas vdekjes së tij gjatë vitit 1920 James Bourchier është i varrosur tek ne, në afërsi me Manastirin e Rillës.

Gazetari irlandez e dashuron Bullgarinë, por dhe ajo e do atë. Në ditët tona, në godinën përballë ish Pallatit Mbretëror në Sofje, në të cilin ka jetuar James Bourchier, ka një pllakë-monument  të ndërtuar për nder të tij. Në një nga kopshtet e kryeqytetit ngrihet dhe busti i tij - monument, kurse në malin Rilla ka dhe një majë malore, e cila mban emrin e tij . Në këtë mënyrë Bullgaria shpreh mirënjohjen e vet ndaj një njeriu të huaj, i cili e ka dashur shumë vendin tonë dhe i cili ka marrë guximin ta mbrojë në një nga kohërat më të vështira për të, rikujton agjencia BGNES.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për veprimtarinë patriotike të Ahmet Ballës dhe komunitetin bullgar në Shqipëri

Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës  më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..

botuar më 24-03-24 11.05.PD

Dhimitër Pandovski nga Korça: "Ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër!"

Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..

botuar më 24-03-09 11.10.PD
Silsila Mahbub

Silsila Mahbub: "Qëndrimi ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme duhet të ndryshojë"

Jeta e miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët jetojnë në një sërë sfidash jetësore - luftë, uri, varfëri, duket e pakuptueshme për botën perëndimore, pjesë e së cilës janë Evropa dhe Bullgaria. Kjo është arsyeja se pse ne i pranojmë historitë e fateve..

botuar më 24-03-05 5.10.MD