Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse publiku e krahasonte artisten bullgare Adriana Budevska me Sarah Bernhardt

Foto: arkiv

Adriana Budevska mbeti në historikun e teatrit bullgar jo vetëm me rikrijimin e mrekullueshëm të më se 100 roleve, por edhe me një fakt pikant - ajo ishte e para midis aktoreve bullgare që guxoi të dilte në skenë me rroba të pakta.

Ylli teatror lindi në vitin 1878 në qytetin Dobriç (Bullgari Verilindore) disa muaj pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi turk. Pasi u diplomua me nota të shkëlqyeshme në Shkollën e Mesme të Vajzave në qytetin Varna, ajo fitoi bursë në Malij Teatrin në Moskë ku studioi aktrim për katër vjet. Duke zotëruar shumë nga hollësitë e mjeshtërisë së aktrimit, ajo u kthye në Bullgari për të shkëlqyer me talentin e saj dramatik në skenën e Teatrit Kombëtar dhe për të fituar pseudonimin “Bullgarja Sarah Bernhardt”.

Sot shtëpia e saj në lagjen e kryeqytetit “Llozenec” është kthyer në një hapësirë artistike për të kujtuar për këtë artiste të madhe bullgare e cila ndihmoi krijimin e teatrit profesional bullgar.

Më shumë për artisten Adraina Budevska mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë Shtëpia e Sofjes” gjallëron kujtimin për aktoren e madhe Adriana Budevska.


Më shumë nga rubrika

Shën Thanasi – themeluesi i murgjërisë në Evropë

Më 18 janar, një ditë pas Ditës së Shën Andonit, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtesën e Shën Thanasit të Madh. Ai ka lindur gjatë vitit 295 pas Krishtit në kryeqytetin e Egjiptit Aleksandria. Në moshën 24 vjeçare është shuguruar dhjak nga kryepeshkopi..

botuar më 21-01-18 5.25.PD

Më 17 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditën e Shën Andonit të Madh

Në jetëshkrimin e shenjtorit është shkruar se ai ka jetuar 20 vjet në vetmi të plotë në shkretëtirë. Ka arritur moshën 105 vjeç dhe një vit para vdekjes së tij ka marrë pjesë në luftën e Kishës kundër herezisë së arianëve, duke zhvilluar një diskutim të..

botuar më 21-01-17 6.15.PD

Itineraret e Rodopeve – një vizitë në fshatin Smiljan

Në qoftë se i pyesni bashkatdhetarët tanë se cila është gjella tipike bullgare përgjigja e zakonshme në shumicën e rasteve do të jetë “fasulja”. Çorba aromatike e fasules gjithmonë ka qenë pjesë e trapezës bullgare. Ndërsa lloji më i njohur i fasules..

botuar më 21-01-16 5.25.PD