Që nga viti 2011 numri i studentëve romë që diplomohen u rrit 6 herë, ndërsa numri i maturantëve të shkollës së mesme u dyfishua. Këtë e tregon një sondazhi kombëtar realizuar nga Fondacioni “Trust për Alternativë Sociale”.
Në uebinarin "Edukimi dhe realizimi në komunitetin rom" u theksua që 40 për qind e romëve midis 21 dhe 25 vjeç kanë arsim të mesëm. Por 1/5 prej tyre janë të paarsimuar. Ka dy herë më shumë romë të diplomuar midis atyre që kanë frekuentuar kopshtin e fëmijëve. Ata kanë 30 për qind më shumë të ardhura. Romët e papunë u ulën me 18 për qind në krahasim me vitin 2011. Ministrja e Çështjeve Sociale Denica Saçeva komentoi se për shkak të krizës kovid, pjesa e fëmijëve romë të kthyer në shkollë nuk po rritet.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..