Bullgaria, Rumania dhe Serbia përpunojnë 3 projekte strategjike për zhvillim në rrjedhën e lumit Danub. Në takimin e punës me koordinatorë kombëtarë për strategjinë danubiane zëvendësministrja regjionale Denica Nikollova tha se ato financohen në kuadrin e programeve transkufitare të BE-së.
Projekti me Rumaninë është për studimin e tërësishëm të bregut bullgar dhe atij rumun, që të tregohen vendet e përshtatshme për ndërtimin e urëve të reja, porteve dhe trageteve. Një projekt tjetër është për përfundimin e shtegut për çiklistë – Euro Velo 6 në territorin bullgar dhe atë rumun.
Projekti me Serbinë është për furnizimin e pajisjeve moderne dhe trajnimin e shërbimeve për mbrojtje të popullsisë nga fatkeqësitë natyrore, transmetoi BTA.Një grua 28 vjeçe me koronavirus nga qyteti Pazarxhik i Bullgarisë Jugore ka lindur një foshnjë me antitrupa kundër Covid-19. Para kësaj gruaja u shtrua në spitalin e qytetit me temperaturë të lartë, kollë dhe gjendje të keqe. Pasi iu..
Pronarët e restoranteve, të klubeve të natës dhe të diskotekave kërcënuan me mosnënshtrim ndaj masave anti-covid de hapje simbolike të lokaleve, në qoftë se nuk marrin lejë për punë pas datës 31 janar. “Në Bullgari ka 27 800 lokale. Njerëzit..
Aksidentet e rënda të trafikut në Bullgari u ulën me 15 për qind. 466 njerëz vdiqën në rrugë në vitin 2020. Kjo është 164 persona më pak se në vitin 2019, tha gjatë një inspektimi në rajonin e Plovdivit Ministri i Brendshëm Hristo Terzijski. “Unë dua të..
Të imunizuarit kundër Covid-19 do të marrin me kohë dozën e dytë të vaksinës Në vend të 35 000 dozave të premtuara fillimisht të vaksinave..
Prof. Asena Serbezova, kryetare e Bashkimit Farmaceutik Bullgar, rekomandon që vaksinat kundër koronavirusit të shiten në farmaci, pasi furnizohemi..
Kryeministri Borisov: Masat liberale kundër Covid-19 japin rezultat, ka të ngjarë që të hapen shkollat edhe për nxënësit e mëdhenj Në krahasim..