Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është duke punuar mbi 3 projekte transkufitare të strategjisë danubiane

Denica Nikollova
Foto: BGNES

Bullgaria, Rumania dhe Serbia përpunojnë 3 projekte strategjike për zhvillim në rrjedhën e lumit Danub. Në takimin e punës me koordinatorë kombëtarë për strategjinë danubiane zëvendësministrja regjionale Denica Nikollova tha se ato financohen në kuadrin e programeve transkufitare të BE-së.

Projekti me Rumaninë është për studimin e tërësishëm të bregut bullgar dhe atij rumun, që të tregohen vendet e përshtatshme për ndërtimin e urëve të reja, porteve dhe trageteve. Një projekt tjetër është për përfundimin e shtegut për çiklistë – Euro Velo 6 në territorin bullgar dhe atë rumun.

Projekti me Serbinë është për furnizimin e pajisjeve moderne dhe trajnimin e shërbimeve për mbrojtje të popullsisë nga fatkeqësitë natyrore, transmetoi BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD
Atanas Zaprjanov

Avionët F-16 Block 70 do të mirëmbahen plotësisht në Bullgari

Riarmatosja e Forcave Ajrore Bullgare me avionë F-16 Block 70 do të kontribuojë në shfrytëzimin e teknologjive të reja në fabrikën shtetërore të riparimit të avionëve "Avionams" për mirëmbajtjen e avionëve, tërësisht në territorin bullgar. Ky avion..

botuar më 24-05-13 5.30.MD