Në qoftë se i pyesni bashkatdhetarët tanë se cila është gjella tipike bullgare përgjigja e zakonshme në shumicën e rasteve do të jetë “fasulja”. Çorba aromatike e fasules gjithmonë ka qenë pjesë e trapezës bullgare. Ndërsa lloji më i njohur i fasules bullgare është ai i fshatit Smiljan.
Smiljan është një nga vendbanimet më të vjetra në Rodopet e Mesme, ndodhet vetëm 15 km. larg qytetit Smoljan dhe është një parajsë e vërtetë për turistët. Jo vetëm për shkak të kuzhinës së shëndetshme vendase, ku mbizotërojnë gjellët prej fasulesh! Në qoftë se e vizitoni këtë kënd të egër do të mbeteni të mahnitur nga arkitektura vendase. Shtëpitë e Smiljanit janë ndërtuar prej guri dhe druri dhe dëshmojnë për historinë shekullore të kësaj krahine.
Smiljan është dislokuar në rrjedhën e sipërme të lumit Arda dhe është një pikë fillestare për shëtitje në mal. Turistët mund të vizitojnë shpellën e afërt "Uhlovica", të zbresin në zonën e “Garga Dere dhe në Konakët Agushevi - ansambli më i madh feudal i ruajtur në malin Rodope, etj.
Vendi është më i gjallëruar në fund të vjeshtës, kur këtu mbërrijnë vizitues nga tërë vendi, që të jenë të pranishëm në festivalin kushtuar fasuleve vendase. Programi i tij gëzon mysafirët me ngjyrat e kostumeve popullore të Rodopeve dhe shijen e fasuleve.
Më shumë hollësi për këtë kënd parajse mund të lexoni në artikullin nga koleksioni i Radio Bullgarisë “Për fshatin Smiljan, fasulen, kandidaturën për Guinness-in dhe ajrin e pastër”.
Foto: Qendra e Informacionit për Vizitorët - SmiljanPër herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..