Këtë ditë në vitin 1856 në qytetin Panagjurishte (Bullgari Qendrore) ka lindur Rajna Popgeorgieva. Ajo është e njohur në historinë bullgare si Rajna Knjaginja /Princesha Rajna/ – mësuesja dhe mamia bullgare, e cila qepi flamurin kryesor të Rrethit Revolucionar të Panagjurishtes të Kryengritjes së Prillit dhe e valëviti krahas Georgi Benkovskit.
Revolucionari e porositi atë të bënte një flamur me mbishkrimin "Liri a Vdekje" kur ajo ishte 20 vjeç. Pas Kryengritjes së Prillit Rajna Knjaginja u kap nga turqit dhe iu nënshtrua vuajtjeve të rënda, por pas ndërhyrjes së diplomatëve evropianë, ajo u la e lirë dhe u dërgua për të studiuar mjekësi në Moskë.
Rajna Knjaginja ka pesë djem, katër prej të cilëve u bënë oficerë në Ushtrinë Bullgare.Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..