Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 316

Foto: Reuters

Të imunizuarit kundër Covid-19 do të marrin me kohë dozën e dytë të vaksinës

Në vend të 35 000 dozave të premtuara fillimisht të vaksinave Pfizer / Biontech, në Bullgari do të mbërrijnë 18 720, vuri në dukje para BNT-së Bogdan Kirillov, drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ilaçeve.

Ai shtoi se në fund të shkurtit do të rikthehet sasia e planifikuar dhe madje pritet një rritje e saj. Sipas Bogdan Kirillovit, numri më i vogël i dozave do të krijojë vështirësi, pasi njerëzit që duhet të vaksinohen janë paracaktuar. Gjëja e rëndësishme, megjithatë, është që doza e dytë do t'u jepet me kohë atyre që tashmë janë imunizuar.

"Ne vendosëm të mbanim gjysmën e sasive që marrim, pikërisht për shkak të situatave të tilla," komentoi ai.

2 mln. bullgarë e kanë kaluar koronavirusin

Deri në muajin qershor vendi ynë duhet të marrë 1.5 mln. doza prej vaksinave kundër koronavirusit të “Pfizer”, “BioNtech” dhe “Moderna” dhe ata do të mjaftojnë për 750 veta, tha para televizionit bTV doc. Svetllana Velizarova, udhëheqëse e Klinikës për Fëmijë në Spitalin për Mjekimin e Sëmundjeve të Mushkërive “Shën Sofja”.

Sipas fjalëve të saj, shuma nuk është inkurajuese, sepse ne nuk do të jemi në gjendje ta presim sezonin vjeshtë-dimër të vaksinuar. Sipas saj 2 milionë njerëz tashmë janë hasur me virusin, kështu që vala tjetër do të jetë më e dobët.

"Ne nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përgjithmonë," tha ajo, duke shtuar se madje po të ketë pakësim të pjesshëm të masave anti-epidemike rastet e Covid-19 do të rriten, sepse infeksioni transmetohen përmes pikave të ajrit. "Por kjo nuk do të thotë se duhet të zgjatet lockdown-i," tha në përfundim doc. Svetllana Velizarova.

Vaksinat sigurojnë imunitet deri në 8 muaj

Njerëzit që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitet nga 3 deri në 5 muaj, derisa vaksinat na mbrojnë minimum 6-8 muaj, tha para BNR-së prof. Illko Getov nga Fakultetit Farmaceutik i Universitetit të Mjekësisë në Sofje dhe përfaqësues i Bullgarisë në Agjencinë Evropiane të Ilaçeve. Ai shprehu shpresë se që sivjet të ketë ilaç kundër koronavirusit. Sipas tij vendi ynë ka porositur më shumë vaksina të “AstraZeneka”, sepse kjo është kompania e parë që ka filluar ta përpunojë preparatin.

“Vaksinat janë gjëja e vetme pozitive në sfondin e të gjitha lajmeve të tjera për koronavirusin”, komentoi më herët ai para Nova TV . Shtamet e reja të virusit nuk e prekin përbërjen aktive Spike në vaksina, tha akoma prof. Illko Getov para televizionit.

Sipas tij nuk ka shkencëtar, cili të mund të parashikojë nëse do të duhet të imunizohemi çdo vit, ose më rrallë.

18 332 veta janë vaksinuar kundër koronavirusit

233 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në 24 orët e fundit pas 4628 testeve të bëra, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit, ose 150 PCR teste dhe 83 teste antigjeni kanë rezultuar pozitive.

Numri më i lartë i njerëzve të infektuar është në Sofje - 55, në Silistra - 23 dhe në Pazardzhik - 20.

296 janë të kuruarit, 17 njerëz kanë vdekur dhe 3485 pacientë trajtohen në spital - 340 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.

Ka gjashtë mjekë të infektuar dhe me ta numri i përgjithshëm deri tani bëhet 9262.

Deri më tani 18 332 persona janë vaksinuar kundër Covid-19, nga të cilët 206 në 24 orët e fundit.

Përsëri festim i paligjshëm, këtë herë në një hotel në kryeqytet

60 veta kanë festuar dje në mbrëmje në një hotel të njohur në lagjen “Llozenec”, duke shkelur ndalesën për takime të tilla në kushtet e pandemisë së koronavirusit, njoftoi policia. Gjatë kontrollit është bërë e qartë se restoranti i panoramës i hotelit ka punuar duke i shkelur masat anti-epidemike.

Ndër vizituesit ka pasur modele dhe avokatë të njohur. Mysafirët nuk kanë qenë të vendosur në hotel, por një pjesë prej tyre kanë provuar në momentin e fundit për të plotësuar deklarata flenë në hotel, që të mos i gjobojnë.

Inspektorati i ka hartuar një akt firmës, e cila kujdeset për restorantin. Kontrolli i policisë në mesnatë ka konstatuar se gjithsej 6 lokale kanë punuar paligjshëm.

MPJ-ja bullgare filloi përgatitjen për votimin përtej kufirit

Ministria jonë e Jashtme filloi organizimin e zgjedhjeve parlamentare jashtë, që të mund të votojnë bashkatdhetarët tanë, megjithë gjendjen e rëndë epidemike, njoftoi zyra e shtypit e MPJ-së.

Udhëheqësit e misioneve diplomatike përtej kufirit janë ngarkuar me detyrën për ta kërkuar pëlqimin e shtetit përkatës për hapjen e seksioneve zgjedhore jo vetëm në ambasada dhe konsullata, por edhe jashtë tyre.

Ndërkaq, një grup pune në Ministri duhet të përgatisë një projektbuxhet për zhvillimin e zgjedhjeve përtej kufirit, i cili të parashikojë mjete për dezinfektim dhe PCR teste për anëtarët e komisioneve në seksione.

Bullgarët jashtë shtetit do të mund të informohen për kushtet e votimit në faqen e MPJ-së në rubrikën “Zgjedhje”.

75% ulje e turistëve gjatë stinës dimërore për shkak të pandemisë

Me 75% është ulur numri i turistëve gjatë kësaj stine dimërore, bëri të ditur Ministrja e Turizmit dhe Zëvendëskryeministre Marijana Nikollova, e cila ishte për vizitë në rrethin e Smoljanit.

Me rastin e shkeljeve të masave anti-epidemike nga ana e pronarëve të veçantë të restoranteve ajo komentoi se gabimi i një prej tyre është një njollë për të gjithë industrinë. Marijana Nikollova gjithashtu tha se qeveria po monitoron nga afër situatën rreth epidemisë së koronavirusit dhe posa të vërejë një tendencë për të zvogëluar numrin e të infektuarve, do të fillojë bisedimet për të zbutur masat.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 366

Asnjë version brazilian, afrikano-jugor ose nigerian i Covid-19 nuk është zbuluar tek ne Mbi 85 për qind e viruseve që qarkullojnë në vendin tonë janë nga lloji britanik i koronavirusit, tha para BNT Prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i..

botuar më 21-03-08 6.11.MD

Koronavirusi pritet të bëhet sezonal

Më 8 mars një vit më parë në Bullgari u raportuan të infektuarit e parë me koronavirus dhe ata tashmë janë mbi 260 000. Covid-19 ka të ngjarë të bëhet sezonal, tha para Radios Kombëtare Bullgare Prof. Todor Kantarxhiev drejtor i Qendrës Kombëtare..

botuar më 21-03-08 5.41.MD

Pritet një rritje e rendimenteve të grurit

Gati 5.8 milion tonë grurë do të prodhohen nga Bullgaria në 2021. Parashikimi u bë nga Qendra për Kërkime Ekonomike në Ekonominë Rurale, njoftoi BTA. Kjo është 15 për qind më shumë se fitimet në vitin 2020. Sipas parashikimeve të para të Qendrës,..

botuar më 21-03-08 3.49.MD