Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 317

Foto: BGNES

Filloi faza e dytë e vaksinimit kundër koronavirusit

Që nga sot filloi faza e dytë e imunizimit kundër Covid-19 të njerëzve në rajonet, ku u janë vendosur vaksina të mjaftueshme mjekëve.

Të imunizuarit me vaksinat Pfizer/Biontech tani marrin dozën e dytë kundër Covid-19. Midis atyre të reimunizuar ishte dhe Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov. Bullgaria ka porositur të gjitha llojet e vaksinave kundër Covid-19 dhe nuk udhëhiqet nga kompania ose interesi i askujt, tha Angellov. Pjesërisht në zonat ku ka mundësi, fillon imunizimi i mësuesve dhe i të moshuarve në shtëpitë sociale. Një dozë e dytë është e siguruar për të gjithë ata që u vaksinuan me dozën e parë, shtoi ministri.

Në rast të një fushate masive, ne do të krijojmë qendra të specializuara vaksinimi, duke punuar në turne, tha shefi i Shtabit Operativ Kombëtar, Gjen. Vencisllav Mutafçijski, transmetoi BTA.

Këtë javë do të shqyrtohet shfuqizimi i disa nga masat antikovid

Autoritetet po diskutojnë një lehtësim gradual të masave antiepidemike. Ne marrim propozime të ndryshme në lidhje me hapjen e objekteve, tha Ministrja e Çështjeve Sociale Denica Saçeva për Nova TV.

“Ka propozime për të filluar me vendpushimet dimërore, sepse për to sezoni pothuajse ka mbaruar, ndërsa nga mesi i shkurtit të përfshihen restorantet dhe baret në qytetet e mëdha. Për qendrat tregtare, kufizimet do të vazhdojnë për një kohë”, shtoi Saçeva.

“Për fat të keq, kriza do të transformojë disa biznese - jo vetëm biznesin e hoteleve dhe restoranteve. Që nga 14 janari, shkalla e papunësisë është 7.02 për qind. Numri i të papunëve të regjistruar është 230 604 persona”, tha Ministri i Çështjeve Sociale.

6.4 për qind janë të infektuarit rishtas me COVID-19

Për 24 orët e fundit, rastet e reja të infektimit me koronavirus në vend janë 77 nga 1194 teste të kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit.

3485 persona u shtruan në spital, nga të cilët 341 në njësinë e kujdesit intensiv. Që nga fillimi i pandemisë, rastet e konfirmuara të infeksionit janë 211 813. Rastet aktive janë 46 608.

9 njerëz me koronavirus vdiqën në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i njerëzve që vdiqën nga koronavirusi në Bullgari që nga fillimi i pandemisë është 8483.

396 njerëz u shëruan në 24 orët e fundit. Në total, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, të shëruarit janë 156 722.

Që nga fillimi i fushatës së imunizimit në Bullgari u vaksinuan 18 453 njerëz ndërsa 121 për 24 orët e fundit.

Dhuna në familje u rrit gjatë pandemisë

Gjatë pandemisë së koronavirusit ka një rritje të dhunës në familje në të gjitha vendet e BE, veçanërisht kundër grave, tha Ministrja e Drejtësisë Desisllava Ahlladova për BNR. “Sipas një sondazhi kombëtar 3/4 e të gjitha rasteve të dhunës janë dhuna në familje, ndërsa për 56 për qind të qytetarëve kjo është situata më e keqe që kanë përjetuar.

Kjo është arsyeja pse Parlamenti bëri ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje. Ahlladova shpreson që ata të votohen së shpejti. Konventa e Stambollit është tashmë një çështje e mbyllur për Bullgarinë. Por të gjitha rekomandimet nga Komisioni Evropian dhe mekanizmat e ndryshëm të kontrollit dhe monitorimit sipas Konventës së OKB-së në këtë fushë mbeten, shtoi ministrja.

Në Pazarxhik lindi një foshnjë me antitrupa kundër Covid-19

Një grua 28 vjeçe me koronavirus nga qyteti Pazarxhik i Bullgarisë Jugore ka lindur një foshnjë me antitrupa kundër Covid-19. Para kësaj gruaja u shtrua në spitalin e qytetit me temperaturë të lartë, kollë dhe gjendje të keqe.

Pasi iu nënshtruan trajtimit, mjekët bënë një prerje cezariane sepse koronavirusi kishte shkaktuar ndryshime në placentë dhe rritja e fetusit ishte ngadalësuar. Foshnja është mirë me shëndet. Testi i tij i antigjenit tregoi praninë e antitrupave. Bebja do të monitorohet nga mjekët dhe jashtë spitalit.

Pronarët e restoranteve kërcënuan me mosnënshtrim ndaj masave anti-epidemike

Pronarët e restoranteve, të klubeve të natës dhe të diskotekave kërcënuan me mosnënshtrim ndaj masave anti-covid de hapje simbolike të lokaleve, në qoftë se nuk marrin lejë për punë pas datës 31 janar.

“Në Bullgari ka 27 800 lokale. Njerëzit janë pa punë tashmë 3 muaj”, komentoi para BNR-së Kryetari i Asociacionit të Lokaleve Riçard Alibegov. Sipas tij nuk është e logjikshme të hapen shkollat, ndërsa lokalet të mbeten të mbyllura.

Organizata ngul këmbë për hapjen e menjëhershme të të gjitha lokaleve, si dhe për përkrahje shtetërore dhe akses tek kredi më të lira dhe zgjatjen e afatit të pagimit të kredive të të gjithë punonjësve të prekur në sektor.

Kovid-kriza i ka ulur aksidentet rrugore dhe viktimat

Aksidentet e rënda të trafikut në Bullgari u ulën me 15 për qind. 466 njerëz vdiqën në rrugë në vitin 2020. Kjo është 164 persona më pak se në vitin 2019, tha gjatë një inspektimi në rajonin e Plovdivit Ministri i Brendshëm Hristo Terzijski. “Unë dua të vë në dukje se i vetmi vit në të cilin kishte më pak viktima në rrugë ishte 1961, kur kishte 450”, shtoi ministri. Por kjo ndoshta ishte me 15 milion më pak makina të cilat vështirë ngrinin mbi 100 km, komentoi Kryeministri, Bojko Borisov, i cili gjithashtu merr pjesë në inspektim, njoftoi BTA.

Sipas Institutit joqeveritar për Sigurinë Rrugore, të dhënat më të mira janë për shkak të lëvizjes së kufizuar të qytetarëve në situatën e epidemisë.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 366

Asnjë version brazilian, afrikano-jugor ose nigerian i Covid-19 nuk është zbuluar tek ne Mbi 85 për qind e viruseve që qarkullojnë në vendin tonë janë nga lloji britanik i koronavirusit, tha para BNT Prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i..

botuar më 21-03-08 6.11.MD

Koronavirusi pritet të bëhet sezonal

Më 8 mars një vit më parë në Bullgari u raportuan të infektuarit e parë me koronavirus dhe ata tashmë janë mbi 260 000. Covid-19 ka të ngjarë të bëhet sezonal, tha para Radios Kombëtare Bullgare Prof. Todor Kantarxhiev drejtor i Qendrës Kombëtare..

botuar më 21-03-08 5.41.MD

Pritet një rritje e rendimenteve të grurit

Gati 5.8 milion tonë grurë do të prodhohen nga Bullgaria në 2021. Parashikimi u bë nga Qendra për Kërkime Ekonomike në Ekonominë Rurale, njoftoi BTA. Kjo është 15 për qind më shumë se fitimet në vitin 2020. Sipas parashikimeve të para të Qendrës,..

botuar më 21-03-08 3.49.MD