Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni ligjor në Parlament shqyrtoi mundësinë e votimit të qytetarëve në karantinë

Foto: BTA

Komisioni juridik parlamentar miratoi në lexim të parë korrigjime në Ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, të cilat u japin mundësi qytetarëve në karantinë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas korrigjimeve votimi do të bëhet me kuti lëvizëse votimi në qendra të veçanta votimi. Do të ketë vende të posaçme për votim në spitalet me pacientë me Covid-19.

Të gjithë qytetarët me dokumente identiteti të skaduara do të mund të votojnë. Qëllimi është të shmanget grumbullimi para departamenteve të Ministrisë së Brendshme.

Votimi i parë mbi ndryshimet në rregullat e zgjedhjeve në sallën plenare është caktuar për të premten.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një aurorë borealis e rrallë për vendin tonë ndriçoi qiellin e natës

Një aurorë ndriçoi qiellin mbi Bullgarinë në orët e para të 11 tetorit, njoftoi Penço Markishki, një fizikan në Institutin e Astronomisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. “Qielli mbi horizontin verior u ndriçua në një ngjyrë të kuqe, pak e vështirë..

botuar më 24-10-11 11.06.PD

Në Universitetin Jagellonski u hap ekspozita "Histori nga koha glagolike"

Bullgarët, si trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, të shpallur nga Papa Gjon Pali II si bashkëmbrojtës i Evropës, jemi të detyruar të ruajmë dhe të zhvillojmë trashëgiminë e tyre. E vlerësojmë lartë..

botuar më 24-10-11 9.33.PD

Varna pret festivalin e verës Urban Wine Fest

Në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varna, më 11 dhe 12 tetor, zhvillohet festivali urban i verës Urban Wine Fest. Organizator i nismës është Shoqata Bullgare e Profesionistëve të Verës, e cila bashkon ekspertë në çdo sferë të biznesit të verës -..

botuar më 24-10-11 6.10.PD