Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një dërgesë e re vaksinash mbërriti në Bullgari

Foto: BTA

Mbi 14 000 doza të vaksinave Pfizer janë shpërndarë në Bullgari. 83 mijë doza të tjera nga i njëjti prodhues priten në shkurt dhe në mars – gjithsej 104 mijë, ndërsa për muajin mars shuma nuk është e caktuar përfundimisht . Këtë e tha para gazetarëve drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Barnat Bogdan Kirillov. Në fund të javës priten 3600 doza Moderna, njoftoi reporterja jonë Poli Naçeva.

Nëse Komisioni Evropian jep lejë për vaksinën AstraZeneca ne do të presim një dërgesë prej saj në shkurt. "Për momentin nuk ka asnjë informacion përfundimtar nga AstraZeneca dhe KE, prandaj jemi duke punuar mbi disa skenarë, kështu që nëse ka një vonesë të mund të përgjigjet," tha Kirillov. Sipas tij mund të ketë një vaksinë të katërt të autorizuar, e cila do të jetë në gjendje të përshpejtojë procesin e vaksinimit.