Filloi faza e dytë e planit të imunizimit kundër koronavirusit. Sot në disa qytete u vaksinuan njerëz nga azilet, në disa të tjera po përgatitet vaksinimi i mësuesve, i cili fillon nga data 28 janar, transmetoi BTA.
Në Sofje imunizimi filloi nga azilet në lagjet “Nadezhda” dhe “Zona B-5”. Gjithsej 30 veta nga dy institucionet kanë shfaqur dëshirë për t’u vaksinuar, duke përfshirë këtu edhe nëpunësit e personelit.
“Tani për tani gjithsej rreth 30% prej banorëve në institucionet bashkiake kanë shfaqur dëshirë për t’u vaksinuar”, bëri të ditur Kryebashkiakja Jordanka Fandëkova, e cila ishte e pranishme në vënien e parë të vaksinave.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..