Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë 149 vjet nga lindja e Goce Dellçevit

Goce Dellçev
Foto: arkiv

Georgi ose Goce Dellçev është një nga revolucionarët më të rëndësishëm bullgar, udhëheqës dhe ideolog i Komiteteve Revolucionare Bullgare të Maqedonisë dhe Edrenesë, emëruar më vonë VMORO. Goce Dellçev lindi në Kukush të Maqedonisë së Egjeut më 4 shkurt të vitit 1872. Ai u diplomua në Gjimnazin Bullgar për djem në Selanik, ku krijoi një rreth të fshehtë revolucionar së bashku me Dame Gruev, Gjorçe Petrov dhe Boris Sarafov për lirinë e Maqedonisë.

Pas kësaj vazhdoi arsimin në Shkollën Ushtarake në Sofje, por për pjesëmarrjen e tij në një rreth socialist u përjashtua disa muaj para diplomimit. Si rezultat vendosi të luftojë për çlirimin e Maqedonisë. Për krijimin e organizatës revolucionare vendosi të shfrytëzojë rrjetin arsimor krijuar nga Ekzarkia Bullgare. Në vitin 1894 u emërua mësues i ekzarkisë në Shtip, ku punonte deri në vitin 1896. Në po këtë vit u bë mësues në Basnko ku për dy muaj arriti të krijojë një rrjet të gjerë të komiteteve organizative. Krahas kësaj u zgjodh edhe përfaqësuesi për jashtë dhe anëtar i udhëheqjes së VMORO. Goce Dellçev u vra në vitin 1903 në fshatin Banica, rajoni i Seresit.


Më shumë nga rubrika

Ikonat e Nënës së Zotit në Nesebër dhe Arbanasi ndihmojnë gratë të kenë fëmijë

Në prag dhe në ditën e Fjetjes së Virgjëreshës Mëri15 gusht, ditë kjo e cila është edhe festë e qytetit Nesebër , banorët dhe miqtë e qytetit i drejtojnë lutjet e tyre të zjarrta Nënës së Zotit me shpresë se do të kenë mëshirë për vuajtjet e tyre...

botuar më 21-08-15 9.05.PD

Gjetën një vulë plumbi të Princit Boris-Mihaill, pagëzuesi i bullgarëve

Arkeologët që studiojnë një objekt në pjesën veriperëndimore të qytetit të jashtëm të kryeqytetit të vjetër bullgar Pliska kanë zbuluar një vulë plumbi të Princit Boris-Mihaill , pagëzuesi i bullgarëve (852-889). Gjetja e vulës është një..

botuar më 21-08-10 5.04.MD

Një aviator fotografon bukurinë e atdheut dhe e kthen në pulla postare

Më 1 maj të vitit 1879 u vu në qarkullim pullën e parë postare bullgare me një luan në profil që qëndron në këmbët e prapme me një kurorë mbi kokë dhe mbishkrimin “Posta bullgare”. Por meqenëse pas Çlirimit vendi ynë ende nuk kishte monedhë të vet..

botuar më 21-08-10 7.15.PD