Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë 149 vjet nga lindja e Goce Dellçevit

Goce Dellçev
Foto: arkiv

Georgi ose Goce Dellçev është një nga revolucionarët më të rëndësishëm bullgar, udhëheqës dhe ideolog i Komiteteve Revolucionare Bullgare të Maqedonisë dhe Edrenesë, emëruar më vonë VMORO. Goce Dellçev lindi në Kukush të Maqedonisë së Egjeut më 4 shkurt të vitit 1872. Ai u diplomua në Gjimnazin Bullgar për djem në Selanik, ku krijoi një rreth të fshehtë revolucionar së bashku me Dame Gruev, Gjorçe Petrov dhe Boris Sarafov për lirinë e Maqedonisë.

Pas kësaj vazhdoi arsimin në Shkollën Ushtarake në Sofje, por për pjesëmarrjen e tij në një rreth socialist u përjashtua disa muaj para diplomimit. Si rezultat vendosi të luftojë për çlirimin e Maqedonisë. Për krijimin e organizatës revolucionare vendosi të shfrytëzojë rrjetin arsimor krijuar nga Ekzarkia Bullgare. Në vitin 1894 u emërua mësues i ekzarkisë në Shtip, ku punonte deri në vitin 1896. Në po këtë vit u bë mësues në Basnko ku për dy muaj arriti të krijojë një rrjet të gjerë të komiteteve organizative. Krahas kësaj u zgjodh edhe përfaqësuesi për jashtë dhe anëtar i udhëheqjes së VMORO. Goce Dellçev u vra në vitin 1903 në fshatin Banica, rajoni i Seresit.


Më shumë nga rubrika

Në shëtitje virtuale në Muzeun e Sofjes

Muzeu Historik Rajonal i Sofjes, i vendosur në ndërtesën e banjës së dikurshme qendrore të kryeqytetit, ofron një mundësi të re - një vizitë virtuale të ekspozitës së vet të përhershme. Ajo është e shpërndarë në 8 salla, të cilat ndjekin..

botuar më 21-10-24 7.15.PD

Manastiri i Baçkovës tregon sende të restauruara antike

Deri në fund të vitit Manastiri i Baçkovos do t’i gëzojë vizituesit e vet me ikona të papara deri në këtë moment dhe sende fetare nga e kaluara. Ato do të renditen në  një dhomë të re të rinovuar në pjesën e Muzeut të Manastirit të Shenjtë, dhe do..

botuar më 21-10-23 9.05.PD

Shën Ivan Rillski – mbrojtës i mjekëve bullgarë

Ditën, në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë Shën Ivan Rillski Çudibërës , mjekët në vend shënojnë festën e tyre. Ajo festohet që prej 25 vitesh e këtej me iniciativë të Bashkimit të Mjekëve..

botuar më 21-10-19 9.35.PD