Shpesh herë midis kufizimeve të “kështu duhet”, “nuk është e mundur”, “nuk ka kohë” dhe stereotipa të tjerë ne harrojmë të jemi ne vetë dhe të zhvillojmë thelbin tonë krijues. Devijimi drejt së panjohurës krijon ndjenjën e një pasigurie, e cila shumë shpejt na kthen drejt rrugëve të afirmuar e të rrahur. Të paktë janë ata të cilët guxojnë të ndjekin thirrjen e shpirtit të vet dhe mundin të shkëputen nga matrica. Pikërisht atëherë ata zbulojnë frymëzimin.
Pikërisht në këtë drejtim e morën rrugën tre veta, të cilët janë njohur “fare rastësisht” në një kolegj kanadez duke marrë pjesë në një seminar për zhvillim personal, i cili zbërthen potencialin e tyre dhe hap mjeshtëritë e tyre krijuese. Kështu, pa e nuhatur fare se çfarë u ka përgatitur fati, Deljan Zahariev, Neda Zareva dhe Anna Ivanova mblidhen në një triadë. Dhe derisa punojnë në ekip, u lind ideja të shkruajnë bashkë një roman, të cilin pas kësaj e quajnë “Kode për dashuri dhe përjetësi”.
Ky është një bashkautorësi të trefishtë, gjatë të cilit çdo një plotëson mendimin e shkruesit përpara tij. Kushti i domosdoshëm për lidhjen midis tyre është ndjenja e përgjithshme për ngazëllim, argëtim dhe entuziazëm, të koduar në inicialet e emrave të tyre - DNA. Në bazë të kësaj skeme fillon dhe procesi i tyre krijues “D”-Deljan ve fillimin, pas tij “N” - Neda vazhdon, e ndjekur nga “A”- Anna e cila ia dorëzon stafetën përsëri Deljanit.
“DNA anglisht është ADN - ve në dukje Deljan. Filluam të shkruajmë tre histori paralele por të ndryshme, duke ndjekur renditjen D-N-A. Në bazë të këtij rendi zhvilluam tre histori të ndryshme deri në këtë moment, në të cilin ndiem lidhjet e ndryshme midis tyre. Atëherë erdhi dhe ideja t’i gërshetojmë si një varg të ADN dhe i gjithë romani doli ADN, me lidhje dhe kode të shumta. Krijimtaria e përbashkët, e cila për të tre qe një zbulim, na tregoi sesa e rëndësishme është që të kemi besim midis nesh dhe të duam njeri tjetrit. Pikërisht kësaj energjie i dedikojmë dhe përfundimin e suksesshëm të projektit tonë. Gjithsesi dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetën tonë.”
Kështu, në kuptimin e reciprocitetit dhe të ndarjes së përbashkët që të tre autorët zbulojnë frymëzimin në tekstet e përbashkëta. Aty dashuria e kalon kohën dhe hapësirën midis qytetërimeve dhe kulturave të ndryshme - në Bullgari, në Egjiptin e Lashtë dhe në Butan:
“Në këtë proces ne nuk qemë burra - gra ose burrë dhe dy gra, por personalitete krijuese - vazhdon Neda. Kombinimi i fortë midis nesh erdhi nga fakti se, mundëm të integroheshim në njëri-tjetrin dhe të plotësonim njeri-tjetrin si veçori, botëkuptim, perceptim...U formua diçka si organizimi i spontanitetit, por pa u shkelur bilanci. Mbi bazën e ngjarjeve, të cilat janë zhvilluar rreth heronjve tanë, japim shembuj për këtë sesi njeriu mund të mbajë diçka në vetvete, pa e kuptuar. Por, përmes njohurive të caktuara ai mund të arrijë deri tek to dhe të ndryshojë fatin e vet”.
Në procesin e shkrimit që të tre autorët zbulojnë pasurinë e bashkautorësisë, në të cilën rriten dhe formohen edhe më shumë si personalitete.
“Kodet janë një paraqitje të asaj sesi çdo një prej nesh është krijues - ve në dukje Anna. Kodi i ADN-së tek çdo një njeri është shfaqja biologjike e kësaj krijimtarie. Interesantja është se libri ynë paraqitet në një moment kur në botë flitet për inovacion dhe kreativitet. Njerëzimi ka nevojë prej njerëzve, të cilët të gjejnë vendime konkrete, por së bashku jo vetëm. Në këtë lidhje ne tregojmë se mbase kjo është rruga - në kreativitetin kolektiv. Nuk është e lehtë , por është jashtëzakonisht frymëzuese dhe jep kënaqësi”.
Dhe si një vazhdim të projektit të vet, Deljan, Neda dhe Anna mendojnë të zbulojnë sekretet e krijimit të ndërsjellë para entuziastëve të tjerë, të cilët janë gati të marrin përsipër sfidën.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva.
Foto: arkiv personal dhe arkiv-BNT
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..