Respekt, enigmë, shenjtëri - secili mund të zgjedhë fjalën më të përshtatshme për emocionin që provoi kur e hapi sëndukun e gjyshes. Duke prekur kanavacën e thurur nga duart e saj, ai e ndjeu energjinë e një kohe tjetër, në figura lexoi vegime magjike, ndërsa me ngjyrat e pikturoi kujtesën për qiellin e pastër, për fushat e pafundme me grurë flokë ari, për faqet e përskuqura të fëmijës që flinte në djep.
Vardarki – kështu Rumjana Beleve e quan krijesat e saj të punuara nga thesaret e zbuluara në sëndukun e gjyshes së vet dhe si xhevahire të vërteta e vë pas xhamit.
Për emrin frymëzohet jo vetëm nga familja e së ëmës Vardarova, por edhe nga folja bullgare “vardja”, gjë që në përkthim do të thotë mbroj, ruaj. Kështu përmes dantellave të thurura, qëndisjeve dhe dekorimeve, ajo arriti të krijojë kujdestare, të cilat transferojnë në ditët tona traditat e së kaluarës.
“U rrita në një ambient të tillë - përreth meje gjyshet dhe hallat qepnin, thurnin - thotë Rumjana Beleva. - Dhe meqenëse kam prekur prej kohësh qëndisjen, vendosa se ishte koha që në një mënyrë më elegante për ta paraqitur atë në jetën tonë. I bëra figurat e stilizuara të grave Vardarki me adhurim për bullgaren si mbrojtëse e mençurisë dhe diturive sakrale. Meqenëse ajo kishte dije për hapësirën, natyrën ajo jetonte në një harmoni me botën përreth saj. Dhe pasi mbaronte dita e saj, ajo i transferonte përshtypjet e saj përmes qëndisjes, duke uruar për shëndet dhe prosperitet. Qëndisja kodifikon një energji të fortë që mbron shtëpinë.”
Autori beson se edhe sot mund të ndiejmë mesazhet e asaj që me zemrën e saj, ndërsa punonte, namatiste për shëndet dhe mirëqenie të dëshiruar.
“Mësuesi Petër Dënov thoshte, se në artin e qëndisjes janë të fshehur mijëra njerëz – tregon Rumjana Beleva. – Dhe me të vërtetë këto janë shpirtrat e grave të cilat i punuan, të cilat do t’i ruajnë ato dhe do t’i transmetojnë në formën e tyre autentike. Vet qëndisja, ojnat e saj fshehin mesazhe magjike. Nuk është e rastit që qëndisjet në veshjet popullore bullgare janë në vende të caktuara, pasi ato kryen një funksion mbrojtës, pra një nga kuptimet e fjalës bullgare “vardja”. Qëndisjet u vendosën në fundet e këmishëve, të mëngëve, në jakë, sepse stërgjyshërit besonin se nga atje hynin e keqja dhe energjitë.”
Rumjana Beleva zhvillon imazhet e saj të stilizuara në katër linja tematike. Engjëjt e tejdukshëm janë bërë nga dantella me fije mëndafshi, ndërsa flokët e gjatë të gërshetave janë të përdredhura nga leshi natyral. Gratë Sevastokratore, të frymëzuara nga afresket e bashkëshortes së Sevastokratorit Kallojan - Desisllava në Kishën e Bojanës, duken mbretërore në rrobat e tyre të zbukuruara me rruaza, me vathët dhe me karficat e zbukurimit. Dhe më të rejat janë Kalimanki (kumbare).
Edhe pse janë të punuara me materiale nga kohëra të lashta, Vardaret janë krijesa të sotme, është kategorike autorja. Sidoqoftë sa kemi ndryshuar dhe si u ndryshuan sot traditat, besëtytnitë, besimet?
“Ne nuk kemi ndryshuar shumë dhe tani po shikojmë një ringjallje – mendon Rumjana Beleva. – Njerëzit zgjodhën dhe kanë nevojë të zbulojnë rrënjët e tyre duke veshur kostume popullore, duke prekur qëndisjet dhe dantellat e tyre. Madje rrënjët janë kujtesa gjenetike – ato janë aty ku shpirti zgjodhi të lind.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Vardarki
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..