Asociacioni i Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë inicioi një sërë takimesh me përfaqësues të partive dhe koalicioneve, të cilat sipas agjencive sociologjike do të hyjnë në Asamblenë e 45-të Kombëtare. Sot, në një takim me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia e turqve etnikë bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në vend, punëdhënësit ranë dakord për takime mujore pas zgjedhjeve.
"Unë e konsideroj këtë si një hap të mirë përpara në procesin e përfshirjes së qytetarëve të lirë dhe aktivë në vendimmarrjen politike dhe në monitorimin e zbatimit të këtyre vendimeve," tha kryetari i DPS-së Mustafa Karadajë. Punëdhënësit thanë se kanë rënë dakord për nisma të përbashkëta legjislative.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..