Ekonomia e vendit po rimëkëmbet ngadalë falë një rritje prej 11.3 për qind të eksportit. Ekonomia bullgare u rrit në tremujorin e katërt të vitit 2020 me 2.1 për qind krahasuar me tremujorin e tretë, kur u rrit me 3.9 për qind, sipas një vlerësimi të Institutit Kombëtar të Statistikave - NSI. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, megjithatë, PBB-ja po tkurret me 3.8 për qind. Pjesa më e madhe në PBB zë përsëri konsumi përfundimtar 80.4 për qind.
Të ardhurat mesatare për anëtar të familjes në tremujorin e katërt të vitit 2020 ishin 924 euro dhe u rrit me 2 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, njoftoi NSI. Shpenzimi i përgjithshëm gjatë së njëjtës periudhë ishte 861 euro, gjë që përbën një rritje prej 0.7 për qind.
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..
“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..