Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është e pashmangshme që Bullgaria të drejtohet nga një koalicion?

Foto: arkiv

Bullgaria ndodhet para zgjedhjeve më të rëndësishme që nga fillimi i tranzicionit drejt demokracisë, pohojnë analizatorët në vend. Deri në fillimin e fushatës paraelektorale mbeten ditë të numëruara. Sa njerëz do të shkojnë deri tek kutitë e votimit - kjo është një nga të panjohurat kryesore në këtë moment. Zhvillimi i votimit më 4 prill në kushtet e pandemisë i bën pothuajse të pamundura prognozat për aktivitetin zgjedhor të qytetarëve.

“Asnjë nuk mund të thotë me siguri sesi do të duket parlamenti i ardhshëm, për shkak të situatës paprecedent. Bëhet fjalë për zgjedhje në kushtet e pandemisë, për të cilat qeveria bullgare nuk bën asgjë për ruajtjen ose për shtimin e numrit të votuesve - theksoi përpara Radios Kombëtare Bullgare docenti Svetosllav Malinov, drejtues i katedrës “Politologji” në Universitetin e Sofjes. Që të gjithë e dinim se po vinte vala e dytë, kurse tani dhe vala e tretë e epidemisë dhe shpëtimi ishte në ndryshimin e zhvillimit të ditës së zgjedhjeve, të votimit në distancë ose me postë. Qeveria priti që të kalojë kohë, që të mund e gjithë kjo të mos të realizohet dhe në praktikë më 4 prill do të shkojmë në zgjedhje me të njëjtat rregulla, me përjashtime të vogla për këta, të cilët janë nën karantinë. Vaksinimi po ecën, por në të gjitha rastet “shpëtimi” i vërtetë i aktivitetit duhej të kalonte përmes inovacioneve.”


Sipas Svetosllav Malinovit kemi nevojë prej një aktiviteti të lartë zgjedhor dhe rezultateve bindëse nga zgjedhjet, të cilat të lejojnë formimin e një shumice stabile. “Aktualisht parlamenti tjetër duket i fragmentuar. Dhe është e rëndësishme jo se sa parti do të hyjnë, por si do të vendosen ato njëra kundrejt tjetrës”. Malinov i këshillon liderët dhe zgjedhësit që tani të mësohen me mendimin, se një koalicion është i pashmangshëm: “Ai nuk do të jetë i qëndrueshëm, por do të jetë koalicion i kompromiseve, të cilat një pjesë e madhe prej njerëzve në këtë moment  nuk duan që t’i bëjnë”. Madje, ai nuk përjashton  një drejtim të koalicionit të partive me identitet të majtë dhe të djathtë:

“Prandaj zgjedhësi duhet të llogarisë se cila është më e rëndësishme - urrejtja ndaj kundërshtarit ose krijimi i rregullave më stabilizuese të funksionimit të demokracisë bullgare. Zgjedhësit do të duhet të jenë më tolerantë ndaj liderëve politikë në këtë moment, sepse nëse ka një mostolerancë dhe refuzim nga kompromiset, varianti i vetëm është të shkohet në zgjedhje të reja, kurse unë nuk mendoj që kjo do të sjellë diçka të mirë për vendin. Teza për një qeveri të koalicionit, bashkë me frikësimet e mia të mëdha për një aktivitet të ulët zgjedhor, janë gjërat të cilat më shqetësojnë më tepër”, përgjithësoi Svetosllav Malinov.

Fushata parazgjedhore do të jetë e shkurtër, agresive dhe joefektive, prognozon docenti Antonij Gëllëbov, pedagog në departamentin “Shkenca politike” në Universitetin e Ri Bullgar dhe sqaroi: “Do të demonstrohet forcë përmes mënyrës së të folurit, e jo përmes argumentimit”.


Ndaj këtij momenti që të gjitha partive të regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhjet, të cilat janë tre herë më shumë kundrejt zgjedhjeve gjatë vitit 2017, nuk u pëlqen fjala “koalicion”. “Mbase ambiciet e liderëve janë që më shpejt të dallohen midis tyre, që t’u bëjnë një përshtypje më të mirë zgjedhësve, sesa të mundohen të vizatojnë horizontin e përbashkët”, komenton analizatori.  

“Ajo e cila më shqetëson është se nuk kemi një koncept të plotë , i cili të propozojë një horizont të ndryshëm  dhe një mënyrë të ndryshme të drejtimit. Prandaj nuk është e rastit, se tani për tani kolegët llogarisin një gatishmëri në zbritje për të marrë pjesë në zgjedhje. Shkaku për këtë nuk është kaq në rrezikun sanitar sesa në ndjenjën e mungesës së një bazamenti në këto zgjedhje”.

Përpiloi: Elena Karkallanova /në bazë të intervistës së Daniella Goleminovës, BNR - programi Horizont/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD