Burime minerale, vendbanime etnografike, tradita kolorite, gjurma nga antikiteti, tablo të bukura natyrore – Bashkia Gërmen në Rodopet Perëndimore është e pasur me oferta për pushim dhe itinerare njohëse. Për disa prej fenomeneve më të famshme në këtë rajon mund të lexoni më poshtë:
Pushim i shëndetshëm në fshatin Ognjanovo
Fshati i strukur në këmbët e malit Rodopa u dëgjua për ujërat e tij shëruese, të kapura dhe të shfrytëzuara që në kohën romake. Sipas banuesve vendorë ata kurojnë më se 100 sëmundje. Një pjesë prej hoteleve punojnë tërë vitin dhe kanë qendra moderne spa. Nga çezmat në shtëpitë e vendasit rrjedh i njëjti ujë mineral që mbush pishinat.
Kovaçevica – një përrallë 5-shekullor prej guri
Një nga vendbanimet më piktoreske etnografike në Bullgari pret miq gjatë tërë vitit. Turistët janë të mahnitur nga shtëpitë e vjetra të ndërtuara fund e krye prej guri dhe druri dhe nga fryma rilindëse që mbretëron nëpër rrugicat e kalldrëmta të fshatit, e shpallur jo rastësisht rezervat arkitekturor.
Leshten – shëtitje në të kaluarën
Pjesa e madhe e shtëpive të vjetra gurore janë të shndërruara në hotele të këndshme që ofrojnë atmosferë nga kohëra të vjetra. Vite me radhë pronarët e tyre mirëpresin adhuruesit e turizmit rural nga e gjithë bota. Ndër atraksionet vendore është shtëpiza prej balte e Flinstounit (The Flintstones), ku mund të kaloni një natë unike parahistorike në mesë të bjeshkëve të malit Rodopa. Këtu ajri është i kristaltë ndërsa kupa e qiellit plotë yje është në majë të gishtave.
Ribnovo në stinën e dasmave
Fshati Ribnovo njihet me popullsinë e vet bullgaro-mohamedane e cila ruan me zell traditat vendore. Në se do të vini këtu gjatë stinës dimërore mund të bëheni dëshmitarë të dasmave shumëngjyrëshe lokale.
Rrapi pesëshekullor në Gërmen
Në afërsi të drejtpërdrejtë të kishën “Shën Gjergji” në fshatin Gërmen do të zbuloni një monument unik i gjallë. Bëhet fjalë për një rrap 6-shekullor përfaqësues i të ashtuquajturit platanus orientalis – një specie pemësh që në të kaluarën e largët formonin pyje të dendura në këtë pjesë të Ballkanit. Në vitin 2020 Rrapi në Gërmen u radhit i dyti në Konkursin “Pema Evropiane e Vitit”.
Qyteti antik romak “Nikopolis ad Nestrum”
Ky është qyteti i vetëm nga koha romake në Rodopet. Në përkthim emri i tij do të thotë “Qyteti i fitores pranë (lumit) Mesta”. Kjo për arsye se ai u themelua nga perandori Trajan për nder të fitores së tij mbi dakët. Sot nga shkëlqimi i dikurshëm kanë mbetur vetëm rrënojat, të shpërndara aty këtu përreth fshatit Gërmen. Por akoma shihen gjurmët e mureve të kështjellës, godina të kultit dhe banjat.
Parku Natyror dhe Historik “Gradishte”
Në afërsi të fshatit Dollno Drjanovo do të hasni një kompleks të strukturave megalite. Bëhet fjalë për gurë të mëdhenj të përngjashëm të kokave njerëzore dhe për një sërë figurash të kafshëve të skalitura nga njerëzit e lashtë në shkëmbinjtë si peshq, gjarpërinj, breshka etj. Syri më i kujdesshëm mund të gjejë ulluqe dhe puse të gdhendura në gurët përreth. Supozohet se këtu kishte shenjtërore në periudhën e shekujve V-IV para erës sonë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është..