Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov hodhi poshtë si të papërgjegjshme pretendimet se duke mos marrë pjesë në manovrat "Poseidon-21", Bullgaria po saboton stërvitjen e NATO-s. Ministri bëri thirrje për përgjegjësi kur bëhet fjalë për ushtrinë dhe të mos kërkohen sensacione, njoftoi BTA. Në Konferencën e Shefit të Mbrojtjes Karakaçanov komentoi se 11 ushtarë nga 96 gjithsej që planifikohej të marrin pjesë në stërvitje me dy anije, dhanë teste pozitive për Covid-19.
“Ky nuk është një precedent. Një praktikë e zakonshme në NATO, kur ka raste të tilla është të tërheqësh formimin përkatës ose një pjesë të formacionit nga stërvitja – kjo bëhet nga këndvështrimi i shëndetit, sigurisë dhe jetës së njerëzve”, theksoi ministri.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..