Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita 362

Foto: Pixabay

Nis nga puna regjistri elektronik për vaksinimin kundër Covid-19

Regjistri i vetëm për ata që dëshirojnë të vaksinohen do të jetë i hapur më 4 mars në orën 5 pasdite, por ora e parë për të cilën mund të regjistrohemi është për 11 mars. Kjo u bë e qartë gjatë prezantimit të platformës së krijuar nga "Shërbimet e Informacionit".Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, i cili mori pjesë në prezantim, njoftoi se në këtë mënyrë do të jetë shumë më e lehtë për të organizuar logjistikën në qendrat e vaksinimit dhe nuk do të lejohet grumbullimi i njerëzve. Deri më tani, nuk ka dozë të papërdorur të vaksinave të dorëzuara, ndryshe nga vendet e tjera, shtoi Angellov.


Numri i të shtruarve në spital po rritet

1154 janë rastet e reja të Covid-19, sipas Portalit Kombëtar të Informacionit. Me 6182 teste të kryera për 24 orët e fundit kjo është 18.7 për qind. Numri më i lartë i testeve pozitive është në Sofje - 380, pasuar nga rrethet e qyteteve Burgas - 190 dhe Plovdiv - 77.

Rastet aktive u rritën në 33 770. Në spital u shtruan 5093 pacientë. 425 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit, 589 njerëz u shëruan, dhe me ta numri i të shëruarve u bë 209 000 veta. 22 pacientë kanë vdekur. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 10 413.

4397 njerëz u imunizuan. Njerëzit e vaksinuar tashmë po i afrohen numrit të rasteve pozitive deri më tani dhe është 248 169. Tashmë 41 837 marrën dozën e dytë të vaksinës.


Vala e tretë e shpërndarjes së koronavirusit është fakt

Vala e tretë e shpërndarjes së koronavirusit tanimë është fakt dhe pikërisht asaj i dedikohet tendenca për një rritje graduale të sëmundshmërisë dhe zënies së shtretërve spitalor në Bullgari, shpalli në brifingun e rregullt për situatën aktuale epidemike në vend ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Shtimi i rasteve me Covid-19 i dedikohet shpërndarjes shumë të shpejtë të variantit britanik, tha akoma ministri. Aktualisht po infektohen 285 veta në çdo 100 mijë, por dallimi midis rajoneve të veçanta është shumë i madh. Kjo imponon aplikimin e një qasjeje lokale sa i përket masave antiepidemike, tha profesori Kostadin Angjellov.

Bullgaria zë vendin e 18 për nga sëmundshmëria në Bashkimin Evropian. 48 për qind nga shtretërit për pacientë të pa komplikuar janë të zënë në spitalet, si dhe 51 për qind nga vendet në repartet intensive.

Më shumë mbi temën mund të lexoni KËTU:


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Elena Karkallanova dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Më shumë nga rubrika

Është zbuluar një grup kriminal për blerje votash i financuar nga jashtë

Prokuroria njoftoi se është zbuluar një grup kriminal për blerjen e votave. Zëdhënësja Siika Mileva tha se organizata ka funksionuar nga 6 shkurti deri në zgjedhjet e 4 prillit. Grupi është financuar nga një person jashtë BE-së. Ai i ka dërguar..

botuar më 21-04-14 1.46.MD

Borisov do të propozojë një kryeministër të ri proevropian, i cili është pro NATO-s

Nuk do të jem kandidat për kryeministër në kabinetin e ri, i cili do të propozohet nga GERB. Këtë e deklaroi në Veliko Tërnovo Kryeministri Bojko Borisov, duke iu përgjigjur në pyetjeje të BNR-së. "Nuk duket modeste, por sot nuk ka asnjë..

botuar më 21-04-14 12.18.MD
Prof. Kantarxhiev

Bullgaria pret që të arrijë imunitet kolektiv deri në qershor

Deri në qershor do të mbërrijnë sasi të mjaftueshme të vaksinave të ARN dhe ne do të jemi në gjendje të krijojmë imunitet kolektiv. Këtë e tha para BNT prof. Todor Kantarxhiev, anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar kundër Covid-19. Ai komentoi se..

botuar më 21-04-14 10.21.PD