Shipka ose Monumenti i Lirisë - një nga monumentet më emblematike bullgare, i cili është kthyer në simbol të pavarësisë dhe të identitetit tonë kombëtar, me krenari ngrihet në 1326 metra në zemër të malit Stara Pllanina.
Në fillim të muajit gusht 1877 këtu zhvillohen beteja dramatike për ecurinë e Luftës Ruso-Turke. Pikërisht mbrojtja e Qafës së Shikës i jep kthesë luftës dhe i sjellë popullit bullgar lirinë kaq të përvuajtur pas një zgjedhe osmane 5 shekullore. Vite pas Çlirimit, në këtë vend të shenjtë për bullgarët, me një ceremoni festive është inauguruar Monumenti i Lirisë.
Sot, mbase nuk ka bullgar, i cili të mos ketë ngjitur 890 shkallët e tij të paktën njëherë në jetë. Çdo vit më 3 Mars, Dita e Çlirimit të Bullgarisë, përpara monumentit zhvillohet një miting solemn me rastin e festës kombëtare. Dhe pavarësisht se sivjet, për shkak të shpërndarjes së koronavirusit, për herë të parë ceremonia e përkujtimit u anulua, mijëra bullgarë nga e gjithë Bullgaria, të zbukuruar me flamurin trengjyrësh, kurse disa madje të veshur në petka popullore, u mblodhën përpara monumentit, për të nderuar ata që vdiqën për lirinë e atdheut.
Akoma për monumentin dhe për emblemën tjetër të vendosur këtu pranë, në kohën e Bullgarisë socialiste, mund të lexoni në materialin “Majat Shipka dhe Buzlluxha të cilat pa tjetër duhet të vizitohen” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 10 nëntor të vitit 1989, në Plenumin e Nëntorit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), u pranua dorëheqja e Todor Zhivkovit si Sekretar i Përgjithshëm i KQ të BKP-së pas sundimit të tij 35-vjeçar. Kërkesa për dorëheqje u..
Një nga festat më të rëndësishme të palëvizshme të krishtera të vjeshtës është Dita e Kryeengjëllit, kushtuar Shën Kryeengjëllit Mihal dhe Kryeengjëjve Gabriel, Rafael, Uriel, Salatiel, Jehudiel dhe Varahiel. Në traditën ortodokse, ne e..
Lipsanet e Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski - kreu i fundit i kishës bullgare para rënies së vendit tonë nën sundimin osman në shekullin e XIV-të – u ekspozuan për adhurim në Manastirin e Baçkovos. Rasti është vendimi i Sinodit të Shenjtë për të..