Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Çavdar me atraksione të shumta për të vegjël e të mëdhenj

Foto: Veneta Nikollova

Fshati piktoresk malor Çavdar mahnit gjithë Bullgarinë me pamjet e tij moderne evropiane, me rrugët e veta të asfaltuara, ndërtesat e rehabilituara, trotuaret e rinovuara, me kopshtin e fëmijëve me një bukuri përrallore. Qeveria lokale i është përkushtuar një kauze fisnike - të mund ta kthejë këtë skaj tepër piktoresk, të strukur midis maleve Stara Pllanina dhe Sredna Gora, në një shembull imitimi. Si? Duke përvetësuar me vetëmohim fondet e Bashkimit Evropian për të mirën e njerëzve dhe duke i organizuar dhe motivuar për të punuar për veten e vet dhe për shoqërinë.

Po qendra në Çavdar? Ajo është pa analog në Bullgari! Një kopsht shkëmbor, ura prej druri, shatërvanë, hotel, madje dhe një mini amfiteatër....Qyteti merr frymëzim nga përvoja evropiane në zhvillimin e turizmit modern dhe shumë shpejt është orientuar në punimin e atraksioneve për të vegjël e të mëdhenj. Derisa ndodheni akoma në qendër të fshatit Çavdar, ju rekomandojmë të shkoni deri tek qendra folklorike. Çfarë do t’ju propozojnë aty?

“Propozojnë tradita dhe zakone të fshatit. Ai është interaktiv dhe shumë interesant për fëmijët e vegjël, ata mund të bëjnë qëndisje, të zbërthejnë gjëegjëza, është shumë atraktive - thotë Dimitrina Zerinova nga bashkia Çavdar. Punojmë pa ditë pushimi. Miqtë njihen me traditat vendase, bëjmë dhe rikrijime të ngjarjeve. Në këtë moment prezantojmë rituale të vjetra dasmore. Janë eksponuar dantella të punuara me dorë, qëndisje, dekorime, të cilat rikrijojnë të kaluarën dhe ruajnë traditat”.  

Parku Arkeologjik Topollnica

Atraksioni më i njohur këtu është parku arkeologjik “Topollnica”. Qyteza e rinovuar nga periudha e neolitit është e vendosur në vendin e bukur piktoresk “Shën Petka” mbi fshat dhe gjatë viteve të fundit u kthye në një hit të vërtetë turistik. Për këtë qëllim janë rikrijuar 5 shtëpiçka, si dhe punishte për topa guri, enë prej balte dhe përpunim të lëkurave. Pranë parkut ka dhe një muze të vogël, i cili prezanton  gjetjet e vlefshme në rajon.

“Është quajtur parku arkeologjik Topollnica”, sepse në bregun e lumit të afërt Topollnica janë gjetur gjurmët e një vendbanimi neolitik që përpara 7 mijë vjetëve-thotë Dimitrina Zerinova. Shtëpitë janë bërë ashtu siç mund të ngjanin përpara 6-7 mijë vjetëve përpara lindjes së Krishtit. Përveç kësaj, japim me qira tre nga shtëpitë për fjetje. Brenda mund të njiheni me jetën e paraardhësve tanë të largët, të formoni dhe të ndizni një zjarr dhe të mund të përjetoni një natë neoliti në qytezën tonë. Njerëzit mbeten të kënaqur dhe kthehen përsëri”

Paraklisi Shën Petka

Fare afër, në një kodër piktoreske, ngrihet paraklisi i ri “Shën Petka” me një kambanore të bukur.  Pranë qytezës neolitike ka dhe një park të madh atraksioni me pengesa prej litari të cilat e ngrenë adrenalinën, mure për t’u ngjitur si dhe dëfrime të tjera për vogëlushët por dhe për të mëdhenjtë si dhe një shesh për soditjen e mjedisit.  

Parku i atraksioneve

Dhe nëse vendosni të zhvilloni një ekskursion njëditor deri në këtë vend piktoresk, ju propozojmë të përfundoni ditën me një shëtitje deri tek ujëvara e afërt Kazanite. Ajo përbën një kaskadë magjepsëse prej 5 ujëvarave , të cilat formojnë liqene fare të vogla. Vendi është i vendosur në rrëzat e malit Stara Pllanina dhe është i arritshëm përmes një rruge të zezë tokësore. Kurse më e mira është se nga parku “Topollnica organizohen xhip-safari deri në ujëvarë.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria është brutalisht e lezetshme" - shihni këta shembuj unikë të arkitekturës sonë të vrazhdë

Godinat e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde përmes..

botuar më 24-03-17 8.25.PD

Vendpushimet tona janë në dhjetëshen e parë të turistëve gjermanë

Bullgaria është në vendin e 8-të në regjistrimet e hershme për pushimet verore të gjermanëve në vitin 2024. Pas pandemisë së koronavirusit, pati një ulje të numrit të turistëve gjermanë në pushimoret tona. Tani, megjithatë, gjermanët kanë filluar të..

botuar më 24-03-17 7.05.PD
Skulptura shkëmbore „Koka“ në shenjtëroren trake Gradishteto

Fytyra njerëzore, breshka shkëmbi, altarë dhe vrima për zvarritje – rajoni "Gradishteto" ruan sekrete mijëravjeçare

Zona “Gradishteto” në Rodopet Perëndimore është e mbushur me silueta shkëmbore kafshësh, formimi i të cilave u përsos nga dora e njeriut afro 7 mijë vjet më parë. Në ditët e sotme këto skulptura misterioze janë të aksesueshme falë një rruge..

botuar më 24-03-10 10.35.PD