Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 376

Foto: Ani Petrova

Kryeministri urdhëroi veprime urgjente kundër përhapjes së Covid-19

“Masat aktuale liberale në vendin tonë nuk respektohen, njerëzit nuk mbajnë maska, nuk janë në distancë”, tha Kryeministri Bojko Borisov në takimin me Ministrin e Shëndetësisë dhe Shtabin Operativ Kombëtar. Me këto argumente, Kryeministri urdhëroi autoritetet shëndetësore të ndërmarrin veprimet e nevojshme urgjente kundër koronavirusit.


Bllokim dhjetëditor që nga dita e hënë në të gjithë Bullgarinë

Që nga dita e hënë (22.03) deri në fund të muajit mars bllokimi  vendoset në të gjithë vendin për shkak të përhapjes kërcënuese të koronavirusit dhe presionit mbi sistemin e shëndetësisë. Shumica e pikave të shitjes si dhe pjesa më e madhe e objekteve tregtare mbyllen dhe një numër aktivitetesh pezullohen, por nuk do të vendosen pika kontrolli rreth qyteteve dhe njerëzit do të mund të dalin në çdo kohë nga shtëpitë e tyre.

Më shumë mbi temën mbund të lexoni KËTU.


Niveli më i lartë i shtrimeve në spital që nga fillimi i pandemisë

Rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit janë 4201.

Nga të gjitha 17 652 teste të kryera 23.8 për qind janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 1097, të ndjekura nga rrethet e qyteteve Varna - me 305 dhe Burgas - me 291 të infektuar rishtas.

49 597 janë raste aktive. Ka 7804 pacientë me koronavirus në spitale, që është 204 më shumë se më 17 mars dhe është numri më i lart i të shtruarve në spital që nga fillimi i epidemisë. 609 pacientë trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 1641 pacientë u shëruan në 24 orët e fundit ndërsa 136 vdiqën.

4708 njerëz u imunizuan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve tashmë është 350 702. Me një dozë të dytë ka 63 752 persona.


Masat mbështetëse do të ndihmojnë më të prekurit nga kufizimet e reja

75 për qind e të ardhurave nga sigurimi do t’u paguhen punëtorëve për periudhën e masave të reja kundër pandemisë. Njerëzit me leje pa pagesë do të kenë të drejta të rezervuara të sigurimit, njoftoi Ministrja e Punëve Sociale Denica Saçeva.

Vazhdon veprimi i masave 60/40 dhe 80/20, të cilat mund të përdoren nga punëdhënësit në rast të mbylljes së pjesshme, siç është rasti me hotelet dhe restorantet, njoftoi BGNES.

Programi “Prindërit në punësim” gjithashtu vazhdon dhe të interesuarit mund të përfitojnë prej tij në Agjencinë e Punësimit. Sipas këtij programi, mund të punësohen të zgjedhur nga prindërit të afërm të papunë ose njerëzit me cilësi si kujdestarë fëmijësh. Ata do të marrin një pagë minimale së bashku me kontributet e sigurimeve shoqërore, tha ministri.


Bojko Borisov diskutoi për vaksinimin me Charles Michel

Kryeministri Bojko Borisov kishte një video konferencë me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, njoftoi BNT. Shkëmbimi i mendimeve ishte pjesë e një serie bisedimesh midis Mishel dhe udhëheqësve shtetëror dhe qeveritar të vendeve anëtare në përgatitje të takimit të liderëve më 25 dhe 26 mars 2021.

Kryeministri Borisov përsëriti propozimin e Bullgarisë, Austrisë, Letonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Kroacisë për një mekanizëm kompensimi për ndarjen e vaksinave kundër Covid-19 në BE mbi një bazë për frymë të popullësisë.

“Përndryshe, do të kishte dallime të mëdha midis vendeve në procesin e imunizimit”, theksoi Borisov.


Nuk ka rrezik për procesin zgjedhor në kushtet e një pandemie

Nuk ka rrezik për procesin zgjedhor nëse ndiqen masat antiepidemike. Këtë e tha në një brifing Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror Angell Kunçev. Deri më tani, më shumë se 24 000 anëtarë të komisioneve zgjedhore janë vaksinuar dhe vaksinimet do të vazhdojnë deri në zgjedhjet, edhe me vetëm një dozë, sepse ajo ende siguron mbrojtje, tha Kunçev. Sipas tij, qindra kostume mbrojtëse janë të siguruar për njerëzit nga qendrat e lëvizshme të votimit, si dhe 14 000 litra dezinfektues.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov

Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..

botuar më 24-11-28 1.44.MD

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD