Që nga dita e hënë (22.03) deri në fund të muajit mars bllokimi vendoset në të gjithë vendin për shkak të përhapjes kërcënuese të koronavirusit dhe presionit mbi sistemin e shëndetësisë. Shumica e pikave të shitjes si dhe pjesa më e madhe e objekteve tregtare mbyllen dhe një numër aktivitetesh pezullohen, por nuk do të vendosen pika kontrolli rreth qyteteve dhe njerëzit do të mund të dalin në çdo kohë nga shtëpitë e tyre. Kjo u bë e qartë pas takimit të Shtabit Operativ Kombëtar tek kryeministri Bojko Borisov.
“Masat aktuale liberale në vendin tonë nuk respektohen, njerëzit nuk mbajnë maska, nuk janë në distancë”, tha Kryeministri Bojko Borisov në takimin me Ministrin e Shëndetësisë dhe Shtabin Operativ Kombëtar. Me këto argumente, Kryeministri urdhëroi autoritetet shëndetësore të ndërmarrin veprimet e nevojshme urgjente kundër koronavirusit.
“Masat më të rrepta anti-epidemike do të zbatohen deri më 31 Mars, sepse jeta dhe shëndeti i njerëzve janë më të rëndësishmet. Masat duhet të aplikohen në të gjitha vendet ku ka turma njerëzish, të tilla si dyqane të mëdha, shkolla, restorante”, theksoi Kryeministri.
Me urdhër të ministrit të shëndetësisë, që nga data 22 mars që të gjithë nxënësit dhe studentët do të mësojnë në një mjedis elektronik. Mbyllen po kështu çerdhet dhe kopshtet, nuk lejohen dhe aktivitete jashtë shkollore. Ndalohen vizita në restorantet për të ushqyer dhe për të dëfryer, përfshi dhe sallat e lojërave të fatit dhe kazinotë. Mbyllen qendrat tregtare si dhe objektet tregtare mbi një sipërfaqe deri më 300 metra kuadrat, të cilët propozojnë mallra jo ushqimore. Në objektet e mëdha do të punojnë bankat, farmacitë, optikët, dhe operatorët e telekomunikimit.
Palestrat si dhe sallat për aktivitete të tjera në grup nuk do të funksionojnë. Ndalon dhe zhvillimin e ngjarjeve kulturore në teatro, në sallat e koncerteve, nëpër galeri dhe kinema. Ndalohen ngjarjet masive publike në të hapur si dhe grumbullimet e mëdha njerëzish si kongrese dhe seminare. Në festat familjare do të lejohen deri më 15 veta. Iniciativat sportive do të zhvillohen pa publik, kurse në pazaret e tregjet e hapura aplikohet lëvizje në një drejtim me kërkesën për distancë prej 1,5 metra dhe mbajtjen e maskave.
Sipas ministrit të shëndetësisë Profesor Kostadin Angjellov vendimi imponohet për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve të koronavirusit gjatë disa javëve të fundit dhe të numrit të njerëzve, të cilët shkojnë në spital.
“Qëllimi është që kontrolli mbi epideminë të vazhdojë të jetë efektiv me të njëjtat rezultate, të cilat po i arrijmë në këtë moment, pa kujtimet e këqija nga muajt tetor dhe nëntor”, deklaroi ai.
“Një rritje e pjerrët në kurbën e vdekshmërisë” konstaton kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar, gjenerali Vencisllav Mutafçijski.
Vetëm gjatë javës së fundit numri i të vdekurve nga Covid-19 është rritur me 46% kundrejt asaj të mëparshme, derisa tek të sëmurët shtimi është me 40%. Me këto të dhëna vendi ynë renditet në vendin e tretë në botë për nga intensiteti i rritjes së vdekshmërisë dhe në vendin e 7 për nga shtimi i rasteve për një ditë. Në Bashkimin Evropian, Bullgaria zë vendin e 9 për nga treguesi sëmundshmëri dhe vendin e 4 për nga numri i të vdekurve.
Më shumë njerëz me koronavirus aktualisht ka në Burgas, Pleven, Sofja, Vraca dhe Kjustendill, ku çdo 600 në 100 mijë veta janë në kontakt me infeksionin. Vetëm në kryeqytet numri i të shtruarve në spital është rritur me 35% dhe gjatë këtij mëngjesi mbi 2100 Covid shtretër kanë qenë të zënë, njoftoi kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova. Shqetësuesja, sipas fjalëve të saj është se gjithnjë e më shumë fëmijë dhe njerëz të rinj infektohen dhe e kalojnë rëndë sëmundjen.
Pavarësisht nga piku i epidemisë, një mangësi të shtretërve nëpër spitale nuk ka, siguroi ministri. Ai shtoi se, nga 46 mijë shtretër në të gjithë vendin, të zënë deri në këtë moment janë 7800. Profesori Kostadin Angjellov tha akoma se, imunizimi në masë do të vazhdojë, pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve shpallet për parrezikshmërinë e vaksinës “Astra Zeneka” që pritet të ndodh sot. “Vaksina do të ketë për të gjithë, po vazhdojnë konsultimet për furnizimin e dozave suplementare”, deklaroi ai. Aktualisht vendi ynë disponon me 100 mijë vaksina britanike dhe deri në fund të muajit priten akoma 180 mijë doza.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, BTA
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..