Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët nuk votojnë që nga dje – pjesa e parë

Historiani Svetosllav Zhivkov për disa specifika të votës parlamentare kombëtare

Më 4 prill do të zhvillohen zgjedhje për Legjislaturën 45-të të Kuvendit Popullor. Këto do të jenë zgjedhjet e dhjeta për kuvendin e zakonshëm popullor pas fillimit të ndryshimeve demokratike në Bullgari.

Pavarësisht se zhvillimi demokratik i vendit ishte i ngrirë për më shumë se katër dekada (nga 1946 deri në 1989), bullgarët kanë përvojë të konsiderueshme në votim. Qysh në vitin 1879 Bullgaria kishte legjislacion modern zgjedhor krijuar sipas standardeve të Evropës.


Kuvendi Themelor thirrur në vitin 1879 në qytetin Veliko Tërnovo i dha shtytje krijimit të shtetit modern bullgar dhe formuloi rregullat e para për zgjedhjen e përfaqësuesve popullorë tek ne. Vet ai përbëhej nga 229 deputetë të ndarë në katër kategori: të zgjedhur me të drejtë në varësi të postit; të emëruar nga Komisioneri Perandorak; të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli dhe nga një përfaqësues i Manastirit të Rilës, i Shoqatës Bullgare në Odes dhe i Shoqatës Bamirëse Bullgare në Vjenë. Ata të gjithë janë përgjegjës për krijimin e ligjit të parë themeltar të shtetit tonë.

“Vet Kushtetuta vendos disa parametra themelorë të legjislacionit zgjedhor, përkatësisht – votimin e drejtpërdrejtë universal të përgjithshëm, i cili në vitin 1879 ende nuk ishte imponuar botërisht – shpjegon doktori Svetosllav Zhivkov, kryeasistent në Fakultetin Historik të Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. – Pak ishin vendet, që zgjidhnin njëkohësisht të drejtën e votimit të përgjithshëm me votim të drejtpërdrejtë dhe të barabartë. Kishim një sistem mazhoritar në rajone me shumë mandate – në fund të shekullit XIX kjo ishte mënyra më e përhapur për t’i  kthyer votat e njerëzve në mandate. Ne nuk kemi përvojën e përfaqësimeve të mesjetës së vonë, të krijuara mbi një parim korporate ose klasor, siç janë bashkimet fisnore (curie), shoqatat fisnore parlamentare, etj...”

Svetosllav Zhivkov
Historia tregon se shpesh ka një mospërputhje midis ligjeve të shkruara dhe praktikave zgjedhore, të cilat varen në një masë të madhe nga mentaliteti, kultura politike dhe zakonet e njerëzve. Kështu ishte deri në mesin e shekullit të XIX në Evropën Jugore, madje në Britaninë e Madhe dhe në ShBA, ku sundonin makinat partiake për votim. Në praktikën fillestare zgjedhore bullgare një çështje delikate ishte formimi i zyrave zgjedhore, ku votimi ushtrohej në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Kjo është analogjia e komisioneve të sotme zgjedhore – një organ shumë i rëndësishëm, sepse administron zhvillimin e zgjedhjeve në terren – vazhdon d-r Zhivkov. – Në shikim të parë në fillim gjithçka ndodhej plotësisht në mënyrë demokratike. Vetë votuesit  mblidheshin në qendër të qytetit të rrethit ku zhvillohej votimi. Vini re, nuk kishte vendvotime. Fshatarët nga rrethi duhej të kalonin nja 30-40 km për të votuar. Dhe atje, në shesh, herët në mëngjes, puna e parë e këtyre njerëzve ishte zgjedhja e një komisioni zgjedhor sektorial, i quajtur atëherë zyrë zgjedhore. Në teori ky është parimi më demokratik – vetë votuesit të zgjedhin ata që do të menaxhojnë procesin zgjedhor. Por pikërisht atje ndodheshin përplasje të mëdha, madje edhe rrahje. Dhe zakonisht mbizotëronte më i forti ose më i hershmi dhe ai emëronte përfaqësuesit e tij në këtë byro zgjedhore. Fillimisht, nuk kishte kërkesa për përfaqësimin e partive, dhe vetë partitë nuk ishin të rregulluara me ligj si të tilla. Kjo lejonte të gjitha llojet e makinacioneve dhe abuzimeve të byrosë, veçanërisht kur ajo përbëhej nga vetëm një grup politik. Abuzimi më i shpeshtë ishte mbushja e kutive të votimit me fletë votimi shtesë.”

Aktiviteti elektoral në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX gjithashtu nuk ishte i lartë. Në fillim ai nuk tejkalonte 20 për qind. Por duhet të kihet parasysh se në atë kohë votuesit ishin vetëm rreth ¼ e tërë popullsisë, sepse vetëm burrat mbi 21 vjeç kishin të drejtë vote. “Në zgjedhjet për Legjislaturën e Pestë të Kuvendit të Madh Popullor (1911) aktiviteti zgjedhor për herë të parë tejkaloi 50 për qind”, thekson d-r Svetosllav Zhivkov dhe shton:

“Faktori i parë për rritjen e aktivitetit zgjedhor është krijimi i zyrave sektoriale, domethënë afrimin e votës me njerëzit.”


Pas vitit 1920 rritja e aktivitetit zgjedhor ishte e konsiderueshme(deri në 75 – 80 për qind të votuesve me të drejtë vote), gjë që mund të shpjegohet edhe me faktin, se votimi u bë i detyrueshëm. Ligji parashikonte edhe sanksione në të holla për ata që nuk votonin. Për krahasim, ligji edhe sot detyron shtetasit bullgarë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit, por nuk parashikon sanksione.

Bullgaria është një nga vendet e para në botë dhe në Evropë, të cilët vendosin votimin proporcional. Prisni vazhdimin e bisedës me Svetosllav Zhivkov, në të cilën historiani tregon cilat janë arsyet për këtë dhe si kalohet nga fletëvotimet e shkruara me dorë në ato të shtypura gjatë votimit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, Pllamena Baçijska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD