Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 390

Foto: BGNES

Që nga sot është në fuqi lehtësimi i masave kundër Covid-19

Sipas një urdhri të Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov për lehtësimin gradual të masave kundër Covid-19, nga sot u lejuan vizitat në kinema, teatro, muze, galeri, biblioteka dhe shfaqje cirku me një zënie jo më shumë se 30% të kapaciteti. E njëjta gjë vlen për aktivitetet që kanë të bëjnë me artin vallëzues, artet krijuese dhe muzikore. U hapën gjithashtu palestrat dhe pishinat duke përdorur jo më shumë se 30% prej kapacitetit të tyre dhe duke ruajtur një distancë fizike prej të paktën 1.5 m. mes vizituesve. Dyqanet me një sipërfaqe neto me pakicë mbi 300 metra katrorë për produktet jo-ushqimore mund të punojnë me klientët vetëm në zonat e hapura të dyqanit. Vizitat në restorante lejohen vetëm në hapësirat e tyre të hapura me orar të kufizuar të punës nga ora 6.00 deri në 23.00.


Jemi në kulmin e valës së tretë të Covid-19

“Jemi të vendosur në krye të pikut, po fillojmë të ecim në pjesën më të lartë të pllajës dhe situata pritet të mbetet kështu në ditët në vijim.” Në këtë mënyrë  Ministri i Shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov e karakterizoi situatën me valën e tretë mbizotëruese të koronavirusit në vendin tonë.  Gjatë kohës së brifingut të rregullt  të autoriteteve shëndetësore ai i përkrahu fjalët e tij me një informacion se gjatë 14 ditëve të fundit po rritet numri i rasteve të regjistruara rishtazi të Covid-19 dhe shtoi se gjërat  do të rregullohen  në kuadrin e disa javëve për shkak të numrit rritës të njerëzve të vaksinuar. Më shumë hollësi mund të lexoni KËTU.


Mbi 10 000 janë të shtruarit në spital me koronavirus

4 207 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari pas 17,947 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit në mesnatë. 23.4% e mostrave të testuara janë pozitive. Shumica e bartësve të rinj të infeksionit janë në Sofje - 1,138, pasuar nga Varna - 367 dhe Plovdiv - 344. 10,093 persona me infeksionin e koronavirusit u shtruan në spital, ose 282 më shumë se një ditë më parë. 772 janë në njësinë e kujdesit intensiv. 3,869 njerëz u raportuan të kuruar. Ka 129 vdekje në ditë, dhe bashkë me to numri i përgjithshëm i vdekjeve në Bullgari me koronavirus që nga fillimi i pandemisë arriti 13.197 veta. Rastet aktive janë 69,875. Numri i përgjithshëm i dozave të injektuara të vaksinave në vend është 472,443. Prej tyre, 13,712 u vendosën gjatë 24 orëve të fundit. Të vaksinuarit me dy doza janë 95 003.


Jemi në vend të parë për nga vdekshmëria e Covid-19 në Gadishullin Ballkanik

Bullgaria zë vendin e 5 në Bashkimin Evropian për nga numri i të sëmurëve nga koronavirusi për dy javët e fundit me 732 në 100 mijë veta dhe vendin e tretë  për nga vdekshmëria me 21 në 100 mijë veta dhe vendin e parë në Ballkan. Aktualisht 74% nga shtretërit për pacientë të pa komplikuar dhe 71% për njerëzit në repartet intensive janë të zëna, por ka mundësi për shtimin e tyre. Rastet aktive tek mjekët janë 1216. 7 rrethe kanë sëmundshmëri mbi 800 në 100 mijë veta - mes tyre janë Sofja, Silistra dhe Burgas, dhe po kaq rrethe nën 500 në 100 mijë veta, mes të cilave Tërgovishte, Kërxhali dhe Vidin.

 

185 seksione të lëvizshme zgjedhore për personat në karantinë për shkak të Covid-19

Personat në karantinë për shkak të koronavirusit do të mund të votojnë në 185 seksione të lëvizshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 4 prill, por numri i seksioneve mund të rritet gjatë ditëve në vijim.Do të sigurohen 409 seksione lëvizëse për njerëzit me lëvizshmëri të zvogëluar. Ka 88 seksione Covid në spitale. Seksionet e rregullta do të jenë 11 983, tha policia në një konferencë shtypi.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD

Shanset për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor janë minimale

Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..

rinovuar më 24-11-27 12.19.MD