Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinimi kundër Covid-19 do të jetë i detyrueshëm për disa profesione

Foto: ЕPA/BGNES

Vaksinimi mund të bëhet një kërkesë për fillimin e punës në disa sfera të veçanta, tha kryeinspektori i shëndetësisë, Prof. Angell Kunçev për Nova TV. "Unë sugjeroj që kjo të jetë një parakusht për fillimin e punës, siç është imunizimi kundër Hepatitit B për të punuar në spital," tha Kunçev, duke shtuar se i ka dërguar një letër Ministrit të Çështjeve Sociale duke kërkuar që punëtorët në institucionet sociale të vaksinohen kundër Covid-19. Të dhënat tregojnë se rastet e fundit të koronavirusit në azile janë importuar nga stafi që ka refuzuar imunizimin.

Nëse 50% e popullsisë vaksinohen deri në fund të qershorit, nuk mund të ketë epidemi të rëndë. Nëse imunizimi arrin 70%, zhvillimi i epidemisë është i pamundur, beson Kunçev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD

Bullgaria është e para në BE për sa i përket përqindjes së njerëzve me paga të ulëta

14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..

botuar më 25-02-27 5.46.MD
Rosica Mateva

Nuk do të rinumërojnë fletët e zgjedhjeve të fundit

Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..

botuar më 25-02-27 3.19.MD