Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq gazetari i njohur bullgar Georgi Koritarov

Foto: BGNES

“Si ngjarje dhe tendenca kryesore të këtyre zgjedhjeve mund të veçojmë në radhë të parë shuplakën që votuesit bullgarë u bënë formacioneve nacionaliste të ekstremit të djathtë. Asnjë nga partitë që shprehin ambicie shoviniste nacionaliste nuk pritet të hyjë në Parlamentin e ardhshëm” – kështu gazetari Georgi Koritarov komentoi rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në vend.

Sot gazetari i njohur vdiq papritmas në moshën 61 vjeç. Ai filloi karrierën e vet të gazetarit në gazetën e parë të ndryshimeve demokratike “Demokracia” në vitin 1990. Që nga viti 1992 filloi punë në radion “Evropa e Lirë”, ku së pari ishte reporter politik, kurse më vonë u bë drejtues i programeve. Ka punuar gjithashtu në televizionet private bullgare, si televizioni “Nova” dhe “Evropa”.

Georgi Koritarov zotëronte shumë gjuhë. Përdorte edhe gjuhën shqipe.

U prehtë në paqe!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marin Grigorov

20 ura, 3 lumenj, 47 km - një bullgar notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut

Në ditët e para të tetorit, bullgari Marin Grigorov notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut. Rruga ujore është e gjatë 47 km dhe njihet si “20 ura”. Ky është noti më i gjatë në botë i rregulluar njëditor në ujë të hapur. Turne të ngjashëm në..

botuar më 23-11-15 8.20.PD
Foto: arkiva personale

Të shëtisësh Detin Mesdhe në dy rrota

Njohja e botës që na rrethon, nëpërmjet kontaktit personal, është njohuria më e vlefshme dhe ndjenja më e plotë jetësore, ndërsa rruga më e shkurtër drejt tyre është udhëtimi. Për këtë është i bindur edhe Vencisllav Iliev nga Shumen. 38-vjeçari bullgar ka..

botuar më 23-11-12 7.00.PD
Foto: Arkiva personale

Fotografi Oleksander Baron nga Odesa: Gabimisht pretendohet se Ukraina është një vend i huaj për bullgarët e Besarabisë

Ndonëse nga ana arsimore është pedagog i specializuar në fizikë dhe matematikë, bullgari besarabian Oleksander Baron nuk ka punuar as edhe një ditë si mësues. Fotografia kthehet në profesionin e tij dhe një rol për këtë luan edhe vajza e tij, e cila..

botuar më 23-11-10 7.30.PD