Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin, me të cilin thërret parlamentin e 45-të të sapo zgjedhur më 15 prill, bëri të ditur zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Dokumenti pritet të publikohet nesër në një numër të jashtëzakonshëm të “Fletores Zyrtare”. Tradicionalisht, seanca e parë do të hapet nga deputetja më e moshuar - Mika Zajkova nga "Ka një popull të tillë" dhe ajo do të drejtojë punën e Kuvendit Popullor deri në zgjedhjen e një kryetari. Deputetët do të duhet të hartojnë dhe miratojnë rregullat procedurale për këtë qysh të enjten.
Në Parlament hyjnë 6 parti, deputetët e të cilave do të grupohen në grupe parlamentare. Më i madhi do të jetë ai i GERB-it me 75 deputetë, ndjekur nga “Ka një popull të tillë” me 51 deputetë, BSP me 43, DPS me 30, “Bullgaria Demokratike” me 27 dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 14.
Presidenti e nënshkroi dekretin menjëherë pas publikimeve të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në “Fletoren zyrtare”.Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën..
Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për formimin e qeverisë, deklaroi presidenti Rumen Radev në Burgas, ku mori pjesë në stërvitjen "Briz..
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..