Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

85 vjet flasim në gjuhën tuaj

Rajna Konstantinova: Ju uroj suksese në këto kohë të vështira!

Radioja është zë dhe ndjeshmëri, mos e humbni zërin!

Foto: Ani Petrova

Rajna Konstantinova është ndër personalitetet, që gjithë karrierën e tyre profesionale ia kushtuan Radios. Para disa vitesh e fundit zinte postin e kryetares së Këshillit Publik të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), para kësaj për një kohë jo aq të vogël qëndronte në krye të Departamentit të Radios në Bashkimin Evropian për Radio dhe Televizion me seli në Gjenevë të Zvicrës. Në biografinë e saj janë të regjistruara më se dy dekada të kushtuara Radio Bullgarisë.

Sidoqoftë karriera e saj profesionale nisi si një bashkëpunëtore e zakonshme.

“Erdha në Redaksinë e Gjuhën Angleze të Radio Bullgarisë në vitin 1973 si bashkëpunëtore letrare shkalla e tetë. Isha 24 vjeçe – kujton Rajna Konstantinova. - Më ngarkuan t’u përgjigjesha letrave të dëgjuesve, të cilat ishin aq shumë në atë kohë - nga Anglia, Shtetet e Bashkuara, Evropa Perëndimore, Australia. Ishte emocionuese - ti hyn në një botë krejt të re dhe bën gazetari jashtë vendit - diçka unike që askush nuk mund të të mësojë me të vërtetë. Duke parë prapa, kjo ishte koha më e mirë e rinisë sime profesionale. Punova me të rinj, eruditë, të gëzuar, me një skepticizëm për gjërat, i natyrshëm për njerëzit inteligjentë. Ne ishim dashamirës ndaj njëri-tjetrit dhe të paanshëm, natyrisht që dëshironim që zëri i Radio Bullgarisë të ishte i pastër, i sinqertë dhe kompetent.

Nga bashkëpunëtore letrare u bëra redaktore.

E mira ishte se kishim lirinë të bëjmë programe të veta në gjuhët në të cilat punonim. Çdo redaksi realizonte programe origjinale dhe të gjithë dalloheshin nga njëra tjetra. Natyrisht kishte edhe gjëra të përbashkëta. Kishim shumë dëgjues dhe ata gjithnjë bëheshin miq të vendit tonë, megjithëse shpesh nuk e dinin se ku ndodhej. Gjithsesi ne disi arritëm të nxjerrim atë karakteristikë të mirë për Bullgarinë  që i bënte ata të shikonin në hartat e tyre (atëherë nuk kishte internet) për të parë  se ku është, për të shkruar letër, për t’u bërë miq të Bullgarisë.

Atëherë kishte klube të miqve të Radio Bullgarisë në nja 7-8 vende.

Atmosfera ishte e mrekullueshme dhe më e rëndësishmja ishte se aty mësoheshim të jemi gazetarë të paanshëm me mendje të hapur. Kishin krenarinë e vet se bënim gazetari në një gjuhë të huaj, qëndruam anas censurës që ekzistonte në atë kohë.”

Gjatë viteve Rajna Konstantinova zinte pozicione të ndryshme në Radion Kombëtare Bullgare – kryesonte Redaksinë e Gjuhën Angleze, ndërsa në vitet 90-të të shekullit të kaluar, periudhën më të stuhishme të historisë sonë më të re, ajo ishte drejtoreshë programore , zëvendës drejtoreshë e përgjithshme e BNR-së, drejtoreshë e Radio Bullgarisë. 

“Do të doja, pavarësisht nga ndryshimet globale në komunikacionet, Radio Bullgaria të ruajë ndjenjën e ndjeshmërisë me ata që e dëgjojnë.

Sepse radioja është zë, kontakti është nëpërmjet zërit, ndërsa prapa zërit qëndron një njeri dhe pikërisht kjo krijon ndjenjën e ndjeshmërisë. Ajo që tani më mungon në Radio Bullgarinë – doemos në radhë të parë është eteri, ajo që valët e mesme dhe të shkurtra nuk mund të digjitalizohen kështu që Radio Bullgaria të mbetet radio, dhe jo vetëm një nga mijëra platformat.

Mendoj, se në rast ndryshimeve dhe mundësive eventuale, ajo duhet të rikthehet te përmbajtja origjinale.

Tani burimet e informacionit janë shumë, por sa janë burimet e informacionit për Bullgarinë – të tillë siç është ajo – me të mirën dhe me të keqen, me problemet dhe me arritjet.

Në Bullgari jetojnë njerëz të cilët meritojnë të vlerësohen ashtu siç duhet.

Kush, nëse jo Radio Bullgaria, do ta bëjë atë, në gjuhën që është më e arritshme për njerëzit e botës. Kjo bëhet jo aq me mjete financiare, sesa me njerëz që duan të bëjnë radio dhe programe të mira me cilësi që në fund të fundit janë njerëzore dhe emocionuese. Unë gjithmonë kam insistuar për këtë kur isha drejtoreshë e Radio Bullgarisë.

Lërini njerëzit të ndiejnë shpirtin e këtij vendi. Ju uroj suksese në këto kohë të vështira!”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 19 nëntor 2024

Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se më..

botuar më 24-11-19 3.00.MD

Bullgaria sot – 18 nëntor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Kur mbaron dashuria” nga Orlin Goranov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:39 - Lajme 11:37- Kënga e ditës

botuar më 24-11-18 3.00.MD

Bullgaria sot – 15 nëntor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën më të fundit “Bukuria” nga grupi “Kanella”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:41 - Lajme  15:12 - Kënga e ditës

botuar më 24-11-15 3.00.MD