Një qytet nëntokësor shkëmbor, në të cilin dikur oshënarë sprovuan forcën e besimit dhe në vetmi kërkuan Zotin, shtrihet në Malin e Shenjtë. Zbulimi u bë nga një ekspeditë ndërkombëtare që përfshinte përfaqësues të shteteve ortodokse me manastire në Gadishullin e Atonit duke përfshirë edhe bullgarë.
Sipas legjendës Shën Hyjlindësja bashkë me Shën Gjonit nisën për në Qipro për të vizituan Shën Llazarin. Por varka e tyre u shkatërrua nga ujërat e stuhishme, humbi drejtimin dhe u përplas afër manastirit të sotëm Ivrion pranë Malit të Shenjtë i cili ishte ende pagan. E magjepsur nga bukuria e malit Hyjlindësja i drejtoi lutje birit të saj Jisus Krisht ta kthente këtë vend në kopsht të saj.
“Kopshti i Hyjlindëses” siç e quajnë ndryshe Malin e Shenjtë përbën një bashkësi autonome të murgjve nën sovranitetin grek me njëzet manastire ortodokse – mes tyre dhe Manastiri i Shenjtë Bullgar i Zografit. Vetëm nën manastirin bullgar ekspedita zbuloi formime shkëmbore në thellësi të krahasueshme me lartësinë e tij. Deri tashti u gjetën më se 200 shpella dhe guva, disa prej të cilave të natyrshme, ndërsa të tjerë të bëra nga dora e njeriut.
“Aq sa i lartë është manastiri – ndërsa ai është impozant dhe duket si një kështjellë të madhe mesjetare, aq i thellë është ai – tregon Evgeni Georgiev nga Muzeu Regjional Historik në qytetin Ruse dhe pjesëmarrës në ekspeditë. – Ajo që ngrihet mbi tokën njerëzit e shohin dhe e admirojnë, por pjesa tjetër ende fsheh sekretet e veta. Pikërisht kjo pjesë ishte objekt i hulumtimeve tona me kanalet e larmishme, me pishinat për grumbullimin dhe ruajtjen e ujit, me impiantet e furnizimit të ujit, si dhe shpellat natyrore të shndërruara në kisha shkëmbore dhe në qeli. Në këto zgavra nëntokësore është e dukshme prania njerëzore dhe ne synojmë tënxjerrim informacionin maksimal për këtë që ka ndodhur në to.”
Për të kaluar rrugën e murgjërisë me shërbesa dhe lutje në një vend të qetë dhe të vetmuar në shekullin XII zgjodhi murgu bullgar Shën Kozma Zografski. Guvat e zbuluara – dhoma të oshënarëve janë vetëm një pjesë e vogël e sekreteve që fsheh Atoni.
Kur u krijua qyteti nëntokësor?
“Për banimin e tij nga murgjit mund të flasim nga periudha e Mesjetës – përgjigjet historiani Evgeni Georgiev. – Atëherë Mali i Shenjtë u veçua si një vend tërheqës për murgjit ortodoks – jashtëzakonisht të respektuar dhe me autoritet në botën ortodokse. Praktika e jetës prej oshënari u ndikua nga asketët që jetuan në vetmi në Palesinë dhe në Egjipt, të cilët pas pushtimit të trojeve të tyre nga arabët ishin të detyruar të ikin në Perëndim. Shumë prej tyre u vendosën në Malin e Shenjtë dhe i dhanë shtysë ngritjes shpirtërore nëpërmjet oshënarisë shkëmbore.”
Sipas historianit Evgeni Georgiev ekziston një lidhje të drejtpërdrejtë midis mënyrës shkëmbore të jetës në Malin e Shenjtë dhe krijimit të Manastirit Shkëmbor Ivanovo, pranë fshatit me të njëjtin emër 800 vjet më parë në rajonin e qytetit Ruse. Një urë origjinale midis tyre realizon personaliteti i famshëm i Shenjtorit Joakim I, Patrik i qytetit Tërnovo.
“Nga jetëshkrimi i tij zbulojmë se ai u shugurua murg pikërisht në Malin e Shenjtë, jetoi aty për një kohë të gjatë dhe u bë i famshëm ndër murgjërinë me bëmat e tij shpirtërore – shton historiani. – Megjithëqë në jetëshkrim nuk përmendet, ka të ngjarë që ai të banonte në ndonjë prej këtyre qelive shkëmbore. Nga Atoni ai u kthye në të ashtuquajturën Pollomie që shtrihet përgjatë rrjedhjes së lumit Rusenski Lom dhe krijon atje një kishë e vogël kushtuar Shpërfytyrimit të Shenjtë. Duke dëgjuar për të Mbreti Ivan Asen i Dyti (1218-1241) e vizitoi dhe i dhuroi atij flori, me të cilën Shën Joakim krijoi Manastirin e Madh “Shën Kryeengjëlli Mihaill”, i njohur si Manastiri Shkëmbor Ivanovo.”
Përpilues: Diana Cankova, nga intervista e korrespondentes së BNR-s Valja Apostollova në qytetin Kërxhali
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: helictit.info, bgcave.org, arkiv
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..