Pas debateve të gjata, Kuvendi Popullor miratoi dorëheqjen e qeverisë së tretë të udhëhequr nga Kryeministri Bojko Borisov. Vendimi u mor me 156 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër” dhe “abstenim”. Deputetët nga ish partia qeverisëse GERB nuk u përfshinë, megjithëse ishin në sallën plenare.
Sipas kushtetutës, dorëheqja e qeverisë u parashtrua në ditën e parë të punës së parlamentit të ri. Dokumenti u paraqit nga administrata e Këshillit të Ministrave në zyrën e Kuvendit Popullor. Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit nuk ishin të pranishëm në institucionin legjislativ, gjë që provokoi shumë kritika dhe komente. Kabineti në dorëheqje do të vazhdojë të funksionojë derisa të formohet qeveria e re.
Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..
Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..
Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë..
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të..