Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesori Aleksandër Shurbanov: Përkthimi është “fekondimi” i ndërsjellë i kulturave

Miopia në menaxhim e vështirëson zhvillimin e Bullgarisë, mendon profesori

4
Profesori Shurbanov në bibliotekën e Universitetit të Sofjes
Foto: arkiv personal

Profesori Aleksandër Shurbanov është një shkencëtar i njohur bullgar, pedagog, shkrimtar, përkthyes dhe filolog me një njohje të gjerë ndërkombëtare, i cili ka kontribuar shumë për zhvillimin e kulturës dhe të arsimit të lartë në Bullgari. Jo rastësisht emri i tij renditet ndër shtyllat shpirtërore në atdheun tonë. Profesori Shurbanov dha një intervistë posaçërisht për Radio Bullgarinë ditë të numëruara pas ditëlindjes së vet dhe disa orë përpara fillimit të konferencës “E gjithë bota është një përkthim “ /All the World is Translation“, organizuar në Universitetin e Sofjes në lidhje me 80 vjetorin e tij.

Shpresoj  të dalim mjaft të mençur dhe të mos e gabojmë drejtimin”, thotë shkencëtari në lidhje me situatën në vend dhe kohën jonormale në të cilën jetojmë. “Këto periudha të vogla, në të cilat mendojmë për të ardhmen, e copëtojnë të gjithë zhvillimin tonë, e bëjnë të paqëndrueshëm dhe të vështirë. Do të doja që të mund ta kapërcejmë këtë dhe të mendojmë për Bullgarinë si një nocion dhe koncept më të qëndrueshëm dhe një thelb më jetëgjatë, të kërkojmë rrugën e vërtetë më tutje përmes viteve dhe të dimë se çfarë duhet të vëmë si peng për të”.

Sipas fjalëve të tij në këtë rast bëhet fjalë për një miopi: ”Miopi të një vargu të tërë të drejtuesve të këtij vendi. Dhe nuk mendoj se problemi është në resurset e kufizuara të Bullgarisë. Sepse resurse gjithmonë mund të gjenden. Kjo është një çështje prioritetesh. Ne shpesh herë nuk shikojmë më larg nga hunda jonë - aty, ku janë problemet e ditës. Por, përtej këtyre problemeve, na presin sfida dhe sprova akoma më të mëdha - për to duhet të mendohet”.

Në Katedralen  Canterbury - Doktor Honoris  Causa, viti 1990

PËR ARSIMIN

Bullgaria ka një arsim akademik shumë solid, në të cilin grumbullohen dijet e domosdoshme. Dhe ato janë të strukturuara me shumë kujdes dhe vëmendje, që të mund njeriu të formohet si specialist. Kjo gjithmonë konstatohet gjatë takimeve me njerëz nga vendet e tjera - ata janë mahnitur thellë nga kjo përgatitje solide. Por ne na mungon një gjë tjetër - zhvillimi i mendimit të pavarur të fëmijëve tanë,  zgjidhja e problemeve jo ordinere, të menduarit deduktiv. Ja, pikërisht këtu shumë sisteme të tjera arsimore na kalojnë me aksentin e vet mbi këto aspekte të intelektit”, mendon profesori Shurbanov.  

Ai thotë akoma se është optimist për studentin bullgar, i cili është “tepër inteligjent dhe një njeri i ri shumë i informuar, i cili zotëron mjaft mirë teknologjitë e reja dhe përfshihet në kontekstin botëror - pa shqetësime dhe inferioritet”.

Me organizatorë të Qendrës Letrare të Rodosit, viti 1993

Për SHEKSPIRIN dhe PËRKTHIMET

“Nuk e kam parë në ëndërr Shekspirin, por ai gjithmonë është me mua që në vitet e mia më të hershme - tregon studiuesi i shquar i Shekspirit. Nganjëherë jam afruar shumë me të - si ndaj një njeriu të afërt të njohur. Nganjëherë jam sprapsur në anë dhe e kam parë si një gjeni të shkëlqyer, i cili është i paarritshëm. Midis këtyre dy qëndrimeve ka gjarpëruar jeta ime në studimet shekspiriane.”

Profesori Shurbanov nënvizon se parimi i tij kryesor tek përkthimi është t’i jetë besnik autorit. “Dhe me kalimin e viteve unë e respektoj këtë parim me një vëmendje të madhe”, shton ai . Sipas tij një prej detyrave të përkthyesit është vazhdimisht të fusë gjëra të reja, të pasurojë  kulturën dhe traditat vendase: “Përkthimi  është një pasurim i përbashkët, një “fekondim” reciprok i kulturave. Të gëzosh publikun vendas me gjëra, të cilat ai është gati t’i pranojë menjëherë, është mënyra më e lehtë. Më e vështira është që ta mësosh  dhe me gjëra, me të cilat ai nuk është mësuar, por të cilat i janë të nevojshme.”

Aktualisht profesori Shurbanov punon mbi krijimtarinë e  John Dunn. Shpreson se deri më një vit do të mund të botojë një libër me krijime të poetit të madh anglez.

Në shtëpi, viti 1991

PËR JETËN SOT

“Mëngjesi me shegë” është libri, të cilin profesori Shurbanov e botoi përpara disa ditëve të numëruara dhe ai përfshin poezi dhe eseistikë. “E shkruara është nga periudha e 4-5 vjetëve të fundit. Në këtë moshë mundohem të jem akoma i gjallë si krijues i teksteve letrare,” thotë autori.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiva personale e profesorit Aleksandër Shurbanov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Për të ruajtur identitetin e tyre, bullgarët në Shqipëri kanë nevojë edhe për mbështetje shtetërore

"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..

botuar më 24-12-13 7.30.PD
Nuredin Nuredinaj

Nuredin Nuredinaj nga Gora: "Duhet t'iu rikthehemi vlerave njerëzore dhe të ruajmë identitetin tonë"

Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023).  Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..

botuar më 24-12-08 8.45.PD

De Là Trâp, reperi bullgar nga Miami: Mundësitë e njeriut varen nga perspektiva

De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së..

botuar më 24-12-05 7.30.PD