Jova Jordanova është ndër të paktët që kanë përjetuar lumturinë e zbulimit të diçkaje me të vërtetë të re, duke bërë ndryshime në rregullat e vendosura dhe duke i lëvizur përpara njohuritë dhe përvojën njerëzore. Kjo është metodologjia e saj në studimin fillestar të violinës - inovacioni i parë i madh në një sistem të përshkruar gati pesë shekuj më parë. Zbulimi i solli Jovës njohje në të gjithë botën, ftesa të panumërta në forume dhe seminare pedagogjike, si dhe lumturi të madhe për të parë rezultatet e punës së saj në suksesin e një numri violinistësh bashkëkohorë. Ja se çfarë na tregoi zonja Jordanova para mikrofonit të Radio Bullgarisë:
“Mbarova me sukses Akademinë Muzikore “Panço Vlladigerov” tek profesoresha Elena Geneva, së cilës i jam mirënjohëse pafundësisht. Më vona specializova në po këtë akademi dhe në Konservatorin e Kievit në klasën e violinistes së njohur Olga Parhomenko, nxënëse e muzikantit të madh David Ojstrah.
Katër vjet isha pedagoge në Konservatorin e Tunizisë Université de Tunis Institut Supérieur de Musique de Tunis. Atje gjithashtu mbajta shumë koncerte si soliste e orkestrave të dhomës dhe e orkestrave simfonike.
Pas interpretimit tim të një Koncerti për Violinë të Çajkovskit të drejtuar nga francezi Jean-Paul Nicole, mora një ofertë nga kompozitori i famshëm Salah El Mahdi për të bashkëpunuar në krijimin e Rapsodit të parë Arab për Violinë dhe Orkestër Simfonike.
Kthimi im në Bullgari ka të bëjë me punën mbi disa aspekte shkencore metodologjike në sistemin tim, i cili dallohej në shumë aspekte nga rregullat e njohura. Më e rëndësishmja - ndërsa po e trajnoja djalin tim, zbulova se si të kapërceja refleksin kapës, të përmendur që nga viti 1740 si të pakapërcyeshëm.
Siç e nënvizojnë specialistët, gjatë viteve të kaluara janë bërë prova për zgjidhjen e këtij problemi, por Jova Jordanova është pedagogu i parë i cili ka përpunuar një sistem të tërësishëm, i cili e eliminon problemin që në vitet e para të studimit.
Në vitin 1986 u publikua “Një abetare e vogël për një violinist të vogël” – sistemi pedagogjik i Jova Jordanovës. Më vonë në Moskë ishte publikuar një variant supelementar - “Abetarja për violinistët e vegjël” – fletorja I dhe II, në rusisht dhe në anglisht. Tashmë 30 vjet ky manual unikal përhapet nëpër botë. Abetarja është përkthyer në akoma pesë gjuhë.
Me këmbëngulje të pedagogëve nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, Jova po vazhdon të plotësojë dhe të zgjerojë sistemin e saj.
Më shumë se tri dekada Jova jeton në Moskë. Është e lumtur se në Shkollën Qendrore Muzikore dhe në Konservatorin e Moskës ka qenë mësuese e një sërë muzikantësh të suksesshëm. Ndër nxënësit e saj ka pedagogë në universitetet në Moskë, në mbarë Evropën, në Azi dhe Amerikë. Po vazhdon të marrë ftesa për seminare dha klasa mjeshtri në mbarë botën, ku interpretojnë dhe nxënës të saj. Vetëm gjatë vitit të fundit ajo ka zhvilluar mësime në distancë të klasave nga qytete të ndryshme të Suedisë, Polonisë etj., ka marrë pjesë në disa konferenca.
“Kur një person e di se si t’i zhvillojë idetë e veta, ai nuk ndihet i lodhur - është i bindur pedagogja e famshme. - Faleminderit për gëzimin dhe përkrahjen e kolegëve të mi në të gjithë botën. Jam mirënjohëse se arrita t’i realizoja qëllimet e vëna.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personalVjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..
22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..
Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..
Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke..
I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga..