Në një brifing në Plovdiv Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje prof. Kostadin Angellov shprehu kënaqësi për ritmin e vaksinimit. "Këtë javë arritëm të bëjmë 100 vaksina, 20% më shumë sesa gjatë javës së mëparshme," tha ai. Sipas tij, regjistri elektronik do të hapet më 10 maj. Vaksinimet janë planifikuar të jenë me orë të caktuar, në shërbim të njerëzve të punësuar që janë me kohë të kufizuar.
270 000 vaksinat e Pfizer, të cilat janë ndër më të kërkuarat, mbërrijnë të hënën.
Është duke u diskutuar heqja e kërkesës për kapacitetin e përdorimit të ambientit të lokaleve. Pyetjes nëse pritet një valë e katërt e koronavirusit në vend, Angellov iu përgjigj se gjithçka mund të ndodhë.
Ai tha se pasi 65% e popullsisë imunizohet, maskat do të hiqen. Angellov pret që kjo të ndodhë në fund të gushtit. Aktualisht janë bërë 815 463 vaksina.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..