Në një brifing në Plovdiv Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje prof. Kostadin Angellov shprehu kënaqësi për ritmin e vaksinimit. "Këtë javë arritëm të bëjmë 100 vaksina, 20% më shumë sesa gjatë javës së mëparshme," tha ai. Sipas tij, regjistri elektronik do të hapet më 10 maj. Vaksinimet janë planifikuar të jenë me orë të caktuar, në shërbim të njerëzve të punësuar që janë me kohë të kufizuar.
270 000 vaksinat e Pfizer, të cilat janë ndër më të kërkuarat, mbërrijnë të hënën.
Është duke u diskutuar heqja e kërkesës për kapacitetin e përdorimit të ambientit të lokaleve. Pyetjes nëse pritet një valë e katërt e koronavirusit në vend, Angellov iu përgjigj se gjithçka mund të ndodhë.
Ai tha se pasi 65% e popullsisë imunizohet, maskat do të hiqen. Angellov pret që kjo të ndodhë në fund të gushtit. Aktualisht janë bërë 815 463 vaksina.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..