"Është shqetësuese se edhe sot, dy mijëvjeçarë pas Ringjalljes së Krishtit, bota në të cilën po jetojmë, po vazhdon të vuajë për shkak të padrejtësive dhe kontradiktave, luftërave dhe të gjitha llojeve të urrejtjes dhe dhunës; se bota në të cilën po jetojmë, po vazhdon të jetë e sëmurë, e zhytur në pasione dhe mëkate".
Kjo thuhet në mesazhin e Patriarkut Bullgar Neofit dhe të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit. Mesazhi thotë se vlerat e përjetshme të ungjillit gjithnjë e më shumë po zhvendosen nga një egoizëm dhe egocentrizëm i paparë, nga një pasion për posedimin dhe konsumimin, se njerëzimi e ka gjithnjë e më të vështirë të jetojë në paqe, si me veten, ashtu edhe me natyrën përreth tij. U bëhet thirrje besimtarëve për të ndjekur me vendosmëri parimet e përjetshme të krishtera ndaj botës dhe gjithçkaje që na rrethon.152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..