Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata kombëtare “Lind fëmijë në Bullgari”

Foto: Rodidete.bg

Fushata po mbahet për të dytin vit radhazi nga fondacionet “Ëndërr për Fëmijë” dhe “Super Foshnjë”, të cilat po punojnë në mënyrë aktive me të rinjtë në Bullgari. Përpjekjet kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për nevojën e profilaksisë së rregullt dhe rreziqet e vendimit të vonë për t’u bërë prindër.

Si pjesë e fushatës, të gjitha çiftet që presin fëmijë mund të regjistrohen në sajtin Rodidete.bg deri më 31 gusht 2021 për të marrë pjesë në lotari për çmime dhe ndihmë parash. Në fund të fushatës, njëzet prej tyre do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe do të marrin dhurata që përmbajnë gjithçka të nevojshme për muajt e parë të rritjes së fëmijës së tyre, mësojmë nga një intervistë me Ivelina Ruskova - Presidente e Fondacionit “Ëndërr për Fëmijë” për BNR- Stara Zagora.


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova