Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi “PSP për Bullgarinë” mandatin për formimin e qeverisë së re të Bullgarisë. Kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e ktheu mandatin. Ajo tha se dëshira e tyre ka qenë të ketë një qeveri e cila të zgjidhë disa çështje të rëndësishme për vendin dhe njerëzit. "Në emër të këtyre prioriteteve, ne ia dhamë dorën partisë së dytë më të madhe, e cila nuk e pranoi. Subjektet e reja politike në Parlament deklaruan paraprakisht se nuk do të mbështesnin qeverinë madje për shkak të këtyre përparësive mbipartiake për Bullgarinë. Nuk ka asnjë mundësi objektive për të formuar një kabinet, " tha Ninova.
Kreu i Shtetit tha se sipas detyrimeve të tij kushtetuese, ai do të shpërndajë Parlamentin pas 10 majit dhe më 11 maj Radev do të emërojë Komisionin e ri Qendror të Zgjedhjeve. Ai shtoi se data e mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jetë 11 korriku. Radev paralajmëroi se nëse Kuvendi i ardhshëm Popullor nuk arrin të formojë një qeveri, vendi do të gjendet në një krizë politike dhe institucionale.
Gjatë ceremonisë para Presidencës u mbajtën dy protesta. Njëra ishte në përkrahje të Kryeministrit në dorëheqje, ndërsa tjetra në përkrahje të Presidentit Rumen Radev.Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha..